Elseid Hysaj është në pritje të përfundimit të këtij sezoni për të mësuar më tej edhe destinacionin e ri.
Mungesa e hapësirës nga Gatuzo dhe mungesa e përgjigjes për kërkesat që ka nga drejtuesit, ka larguar Hysajn dhe Napolin nga tryeza e bisedimeve për një rinovim të kontratës. Hysaj në verë largohet me parametër zero, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor të këtij viti.
Atletiko Madrid ishte një nga pistat e mundshme në merkaton e verës për mbrojtësin e Kombëtares. Mirëpo, kërkesa prej mbi 20 milionë eurosh që donte Napoli, bëri që gjithçka të ndërpritej në bisedime dhe të mos kishte transferim të shkodranit në Spanjë. Së fundmi, mediat spanjolle kanë bërë me dije se që nga largimi i Tripier drejt Totenhemit, në linjën e djathtë. Atletiko nuk ka gjetur sigurinë e kërkuar.
Kjo, edhe për faktin se Sime Vrsaljko ka kaluar disa dëmtime. Ndaj, në momentin që bëhet fjalë për ta marrë falas edhe Atletiko është ndër të parat që rikthehet në skenë për shërbimet e Hysajt.