E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Hyrje-daljet me Greqinë/Këto kategori lejohen të udhëtojnë drejt shtetit fqinj

Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare në Kakavijë, Vilson Dine ka sqaruar se cilat janë kategoritë që do të lejohen të kalojnë në drejtim të shtetit grek.

Momentalisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit fqinj, personat me origjinë greke, shqiptarët me leje qëndrimi helene, shtetasit minoritarë me kartë të veçantë dhe trupi diplomatik. Gjithashtu, lejohen edhe shtetasit shqiptarë të pajisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore.

Ndërkohë, për drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra, duhet të kenë plotësuar më parë dhe të kenë printuar formularin PLF (Passanger Locator Form) në adresën elektronike www.travel.gov.gr si dhe të kenë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze, me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit.

“Sqarojmë se sipas një vendimi të Qeverisë Greke të muajit dhjetor, të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Shqipëri dhe kanë leje qëndrimi greke të cilës i ka mbaruar afati, duhet të pajisen me një vërtetim nga Konsullata/Ambasada greke në Shqipëri me qëllim që të lejohet të kalojnë kufirin në palën greke”, sqaron Dine.

Dalja nga Republika e Greqisë dhe hyrja në Republikën e Shqipërisë është e lirë dhe pa kufizime, por të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt kësaj Pike Kalimi duhet të dinë se orari i funksionimit është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00. /Top Channel

Lexo edhe :   Atentat në Greqi, shqiptari qëllohet me 5 plumba brenda në makinë (Video)

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...