Deputetja Rudina Hajdari, është shprehur se ndihet më e qetë pas masave shtesë që janë marrë për mbrojtjen e saj. E ftuar në studion ‘Ora News’, Hajdari tha se hyrja e Kryesisë së Kuvendit është e pasigurt.
“Jam pak më e qetë. Thirrja nuk ishte vetëm për mua por gjithë stafin e Kryesisë së Kuvendit. Hyrja e Kryesisë ka nevojë për pak më shumë siguri. Parlamenti është më i siguruar, ndërsa ambientet e Kryesisë nuk janë aq të siguruara”, tha ajo.
Deputetja foli edhe rreth betejës së saj me Korab Litën, për postin e kryetarit të Grupit Parlamentar Demokrat, duke theksuar se ky debat mund të ishte evituar.
“Ishte debat i panevojshëm, mund të ishte anashkaluar. Duke respektuar dëshirën e tij e trajtuam si çështje. Gjatë asaj kohe kishte një insistim të padrejtë dhe më vonë ndoqëm rrugën institucionale. Pata dhe mbështetjen e deputetëve jashtë grupeve parlamentare që bëri dhe zgjidhjen e çështjes më të thjeshtë”, deklaroi Hajdari.