E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

“Hyri në Haiti me avion privat”, pranga 63-vjeçarit për vra*jen e presidentit

“Autoritetet haitiane kanë arrestuar një të dyshuar, për të cilin thonë se ndihmoi orkestrimin e vrasjes së presidentit Jovenel Moise”, njoftoi të dielën shefi i policisë së vendit. Moise u vra të mërkurën, në shtëpinë e tij në Port-au-Prince, në një sulm që tronditi një vend tashmë të tronditur nga dhuna e shfrenuar dhe paqëndrueshmëria politike.

I dyshuari i arrestuar, i identifikuar si Christian Emmanuel Sanon, 63 vjeç, hyri në Haiti me një avion privat në qershor, tha shefi i policisë Leon Charles në një konferencë shtypi. Policia nuk tha për çfarë akuzohej Sanon, ose cilat mund të ishin motivet e tij, përveç se tha se ai erdhi me “qëllime politike”.

Sanon do të ishte në kontakt me një firmë të sigurisë venezueliane me bazë në Florida, për të rekrutuar 26 mercenarë kolumbianë dhe dy haitian-amerikanë. Detyra e tyre e parë ishte të ofronin siguri për Sanon, por ky mision supozohet se ka evoluar me kalimin e kohës. Policia ka thënë më parë se një grup prej të paktën 28 personash dyshohet për vrasjen. Të paktën 20 nga këta të dyshuar janë arrestuar, përfshirë dy shtetas amerikanë.

Policia tha se ata morën informacion në lidhje me operacionin nga të arrestuarit kolumbianë. Pas atentatit, Sanon ishte personi i parë i thirrur nga një prej vrasësve të dyshuar, tha shefi i policisë.

Pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise, Haiti ka kërkuar ndërhyrjen e trupave të huaj në vend. Kërkesa iu dërgua qeverisë së SHBA-së dhe OKB-së, por SHBA tha se nuk do të dërgojë trupa ushtarake “në këtë periudhë trazirash në vend”. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të duhet të miratojë një plan, për të dërguar trupa ndërkombëtare në Haiti.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...

‘Cënoi besimin e publikut’, KPA shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Në vendim thuhet se Hajdarmataj ka cënuar besimin...