Hungaria miraton për përdorim vaksinën e re të Kinës, “CanSino Biologic”

Hungaria është vendi i parë i Bashkimit Evropian (BE) që aprovon për përdorim urgjent vaksinën e koronavirusit CanSino Biologics.

Infeksionet e reja po rriten në Hungari në një valë të tretë të pandemisë, edhe pse importi dhe përdorimi i vaksinave janë ndër më të lartat në BE me vendin që përdor vaksinat kineze dhe ruse si dhe ato perëndimore, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

Shefja e Qendrës Kombëtare për Shëndet Publik të Hungarisë, Cecilia Mulle, tha se  Instituti Kombëtar i Farmacisë dhe Ushqimit i Hungarisë (OGYEI) gjithashtu miratoi për përdorim CoviShield, versioni indian i vaksinës AstraZeneca.

“Ne jemi në një garë me kohën. Do të kërkojmë në të gjitha anët e botës për sa më shumë doza të vaksinave të duhura, efikase dhe të sigurta”, tha ajo.