E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Hungari/ Qeveria ndalon promovimin LGBTQ tek të miturit

Partia në pushtet e Hungarisë Fidesz paraqiti një legjislacion, që do të ndalonte përmbajtjen që e sheh si promovim të homoseksualitetit dhe ndryshimit të gjinisë, për të miturit.

Legjislacioni do të ndalonte literaturën e komunitetit LGBT për nën 18-vjeçarët, përfshirë materialin arsimor dhe reklamat që konsiderohet se promovojnë të drejtat e homoseksualëve.

Partia Fidesz dhe aleatët e saj kanë shumicën në Parlament – gjë që siguron edhe kalimin e legjislacionit. Disa grupe të të drejtave të njeriut e dënuan atë, duke thënë se masa është e ngjashme me kufizimet që bëhen në Rusi.

Njëri nga këto grupe, Shoqëria Hatter, tha se propozimi i Fidesz-it “do të frenonte seriozisht lirinë e fjalës dhe të drejtat e fëmijëve”. Qeveria e Hungarisë dhe ajo e Polonisë janë nën hetime të Bashkimit Evropian, për shkelje të dyshuara të standardeve të BE-së.

Asnjëri prej këtyre vendeve nuk i njeh martesat midis çifteve të gjinisë së njëjtë. Kushtetuta e Hungarisë thotë se martesa është për çiftet heteroseksuale.

Partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orban po përgatitet për zgjedhjet në fillim të 2022.

/Radio Evropa e Lirë

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar më 12 qershor një rast të vdekjes nga koronavirusi. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit...