Pas zgjedhjeve për kryebashkiak në Stamboll, ku fitues u shpall Ekrem İmamoğlu, ka reaguar presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
Ky i fundit ka uruar kandidatin e Partisë Republikane Popullore (CHP) për fitoren përmes një postimi në Twitter, raporton Anadolu Agency (AA).
“Shpresoj që rezultatet e zgjedhjeve të përsëritura për kryebashkiak të Stambollit të jenë në të mirë të Stambollit. Si më parë, edhe në të ardhmen nuk do të heqim dorë nga demokracia, sundimi i të drejtës, si dhe nga paqja, mirëqenia dhe stabiliteti i vendit tonë, ndërsa në kuadër të parimeve të Aleancës Popullore, së bashku ne do të hapërojmë drejt qëllimeve tona në vitin 2023”, shkruan Erdoğan.
Sipas rezultateve jozyrtare, nga 99,37 për qind e kutive të hapura, İmamoğlu i CHP-së kryeson me 54,03 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Binali Yıldırım, ka grumbulluar 45,04 për qind.
İmamoğlu dhe Yıldırım garuan në zgjedhjet lokale të përsëritura për të drejtuar qytetin më të populluar turk, pasi votimi i mëparshëm i 31 marsit u anulua nga Këshilli i Lartë Zgjedhor muajin e kaluar.