Kronikë

Humbi kontrollin, mjeti përplas 5 makina në bulevard

               Publikuar në : 09:06 - 16/05/19 Enno

Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë.

Një automjet që po lëvizte me shpejtësi është përplasur me 5 mjete të tjera, të cilat ishin të parkuara në anë të rrugës.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale në mjetet e përfshira në aksident.

Policia e Lezhës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT