E martë, 2 Mars, 2021
18 C
Tirana

Humbi jetën pak ditë pasi u martua, vëllai i 19-vjeçares kërcënon kunatin

Vëllai i Rezarta Hajdarit, 19-vjeçares që u gjet e pajetë pak ditë më parë në banesë, dyshon se motra e tij është helmuar nga familjarët e bashkëshortit të saj. Duke kundërshtuar se shkak i vdekjes ka qenë si pasojë e asfiksimit nga mangalli që përdornin për t’u ngrohur në dhomë.

Ai theksoi se do i shkojë deri në fund të vërtetës për vdekjen e saj. Ndër të tjera, Reshit Xibraku deklaroi se kanë bërë tashmë një denoncim në Policinë e Elbasanit, ndaj familjarëve të bashkëshortit të 19-vjeçares, Olsian Hajdarit.

“Ne arsyen do ta gjejmë në polici. Fola me Olsin në telefon dhe e pyeta si qe ngjarja. Ai thotë nga mangalli. Ne do të kërkojmë drejtësi deri në fund. S’do t’i lë rehat. Siç iku motra ime në dhe, do ikë dhe ai! Ne dyshojmë se është vrasje”, tha ai.

Edhe prindërit e Rezartës kanë dyshime të forta se vajza e tyre është helmuar, ndërsa kërkojnë që Policia të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarjeje.

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se Rezarta ndërroi jetë nga helmimi i monoksidit të karbonit. Në një linjë me deklaratën e Olsianit, i cili tha se kishin në dhomë mangallin dhe ai ishte shkaku i vdekjes së bashkëshortes së tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Arbitri mbylli ndeshjen, VAR ndërhyn dhe ndryshon rezultatin në minutën e 101

Një episod tejet i veçantë është regjistruar në kampionatit danez, në ndeshjen mes Kobenhagenit dhe Arahus. Ndeshja u mbyll në një barazim spektakolar 3-3, me...

Përshtypje nga takimi me 90-vjeçarin Gorbaçov dhe historia e Katovicës

Nga: Shpëtim Nazarko Kohë pas takimit me Gorbacovin në Terni të Italisë, shefi i Sant Egidios, Imzot Vincenzo Palia, më tregoi një copëz tjetër që...

Iu gjetën 250 mijë euro dhe 16 mln lekë, gjykata liron mjekun Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit, (GJKKO) ka liruar mjekun kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti. Apeli ka shfuqizuar vendimin e mëparshëm atë...

COVAX do të shpërndajë 237 milion doza vaksinash në 142 shtete

Përfaqësues të programit të ndarjes së vaksinave COVAX thanë të martën se do të shpërndajnë 237 milion doza të AstraZeneca në 142 vende deri...

Lajçak nga Prishtina: Marrëveshja me Serbinë, brenda mandatit të qeverisë së re

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha të martën se pret që marrëveshja për normalizimin e...