Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka mbërritur në banesën e 32-vjeçarit, Arjan Sala, i cili humbi jetën në magazinën e qendrës tregtare ”Casa Italia”.
Kreu i Shtetit i ka shprehur ngushëllime familjes së të riut, i cili do të përcillet për në banesën e fundit pasditen e sotme.
Trupi i pajetë i Salës u gjet mëngjesin e sotëm nga forcat zjarrfikëse. Mësohet se ka qenë xhaxhai i të ndjerit ai i cili ka bërë identifikimin e kufomës, që tashmë është dërguar në morgun e kryeqytetit.
Sala kishte shpëtuar të mërkurën 7 persona që kishin mbetur të bllokuar në momentin që ra zjarri, por vetë mbeti brenda dhe dyshohet të ketë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.