Stil

“Humba 7 njerëz të afërm”, Evi Reçi jep mesazhin prekës


               Publikuar në : 16:32 - 03/12/19 M D

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit u mori jetën 51 personave.

Mes viktimave janë edhe disa të afërm të këngëtares së njohur Evi Reçi.

Në emisionin e saj, Reçi ka vendosur të flasë për tragjedinë që i mori jetën 7 të afërmve të saj.

Familja e xhaxhait të Evit humbi jetën nën rrënoja, ashtu sikurse mikesha e saj e fëmijërisë, Diena, së bashku me të bijën dhe mamanë e saj.

E prekur nga kjo ngjarje, këngëtarja ka dhënë mesazhin e rëndësishëm se është bërë më e fortë se kurrë dhe se ka kuptuar sa shumë vlen jeta.

“Asgjë nuk ka më shumë rëndësi se sa jeta. Sot, më të fortë se kurrë”, shkruan Evi krahas videos së shkëputur nga emisioni i saj “Vizioni i pasdites”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT