Aksidentohet një automjet në qendër të qytetit të Shkodrës, para Poliklinikës. Drejtuesi i automjetit tip ‘Volkswagen Golf 7’ ka humbur kontrollin, si rrjedhojë makina është përmbysur.
Shoferi është plagosur lehtë, ndërsa mësohet se është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihet identiteti i shoferit dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.