Aksidentohet gjatë natës kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, shumë pranë grykës së Këlcyrës.
Kreu i bashkisë, Ndoni ka humbur kontrollin e automjetit të tij ku ndodheshin edhe dy persona të tjerë. Mjeti i tij është përplasur me bordurën anësore dhe më pas ka dalë nga rruga.
Mësohet se personat kanë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë dërguar gjatë natës për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’ të Gjirokastrës.