Lewis Hamilton është personazhi i radhës që është infektuar me COVID-19. Shoferi i Mercedesit, në analizat e fundit ka rezultuar pozitiv, e për rrjedhojë do humbas garën Sakhir Grand Prix që mbahet në Bahrain.
Kampioni i shtatëfishtë i botës, ka fituar 11 nga 15 garat e mbajtura këtë vit.
Formula 1 ka dalë në një deklaratë ku thotë: ‘FIA, Formula One dhe Mercedes Team konfirmojnë sot që gjatë testimit të detyrueshëm para garës PRC për Grand Prix të Sakhir, Lews Hamilton ka dalë pozitiv për Covid-19.
35-vjeçari Hamilton kishte simptoma të lehta të hënën në mëngjes, mirëpo pavarësisht kësaj, ai iu nënshtrua testit që më pas e nxorri pozitiv.