E martë, 26 Janar, 2021
8 C
Tirana

Hoti: Në rast nevoje do të përdoret spitali ushtarak i FSK-së

Kosova po punon që të integrojë kapacitetet shëndetësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të përballuar situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Kështu tha në një konferencë për media kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili të martën vizitoi spitalin e FSK-së.

“Bashkë me ministrin e Shëndetësisë (Armend Zemaj), inspektuam spitalin ushtarak, për të parë kapacitetet që FSK do t’i vë në dispozicion të Qendrës Spitalore, në rast se do të kemi nevojë që t’i përdorim edhe këto kapacitete.

Do të punojmë së bashku me stafin shëndetësor të FSK-së që të integrohen me Ministrinë e Shëndetësisë edhe me Shërbimin Spitalor, për të përballuar situatën nëpër të cilën po kalojmë”, tha kryeministri Hoti.

Sipas Hotit, situata me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, duket se po “përkeqësohet”, prandaj, shtoi ai, “ne duhet të përgatitemi për të gjitha variantet që t’i kemi përpara në javët dhe muajt e ardhshëm”.

Hoti njoftoi se Qeveria e Kosovës po mëton të miratojë masa të reja kundër koronavirusit, të cilat janë propozuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej 13 marsit – kur u regjistruan rastet e para me koronavirus –e deri më 27 korrik, janë regjistruar 7,413 raste pozitive me COVID-19.
Prej tyre, 185 kanë vdekur dhe 4,027 janë shëruar.

Pacientët që janë me koronavirus po trajtohen në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në shtatë spitale rajonale në vend.

Vetë kryeministri Hoti ka paralajmëruar se kapacitetet shëndetësore të Kosovës, për të trajtuar pacientët me COVID-19 janë të mbingarkuara. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rekord rastesh të reja me Co*id-19 në 24 orët e fundit

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 9 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Kurba e koronavirusit në vend mbetet e lartë, teksa...

Mos e bëni kaq joserioze ‘Ndranghetën’

Nga: Mero Baze Përgjimet e Antimafias italiane rreth disa bashkëpunëtorëve të “Ndragetës”, kanë çuar në dorëheqjen e një deputeti të Kazinit në Itali, partisë së...

Pas 3 vitesh, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin e parë

Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin e parë pas 3 viteve mungesë. Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës së gjyqtarëve për Kodin e Procedurës Penale. Ankimet për gjykimet në...

Kosovë: Aprovohet vendimi i KQZ-së, Albin Kurtit i mohohet kandidimi

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në këtë institucion, pas moscertifikimit të listës së...

A mund të besojmë te zgjedhjet kur s’ka llogaridhënie?

Nga: Agim Baçi Përvoja na kujton një të vërtetë të rëndësishme, që qeveria e përgjegjshme nuk vjen vetëm përmes zgjedhjeve. Ajo vjen së pari përmes...