Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë, ndërkohë Albin Kurti ka bërë lëvizjen e radhës.
Lëvizja Vetëvendosje bën me dije se ditën e sotme ka dërguar në Kuvendin e Kosovës një kërkesë për interpelancë, rreth heqjes së masave të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë.
“Heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror, kurse lejimi nga Qeveria e paligjshme dhe jolegjitime i emërtimeve jokushtetuese në kohën përkundër se kishte filluar të respektohej emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, është zmbrapsje e dëmshme politike dhe tregtare për shtetin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Kujtojmë se Hoti, ka hequr të gjitha masat ndaj Serbisë, më 6 Qershor.