E mërkurë, 23 Shtator, 2020
26 C
Tirana

Hoti hodhi poshtë propozimin Osmanit, por çfarë përmbajnë ligjet ekzistuese në rast krize

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po insiston që në Kuvendin e Republikës së Kosovës të amendamentohet Ligji për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, me një shtesë të posaçme sa i përket pandemisë COVID-19. Megjithatë krerët e ekzekutivit po e shohin si të panevojshme një gjë të tillë, meqë sipas tyre në legjislaturën ekzistuese ka mjaftueshëm mekanizma të cilët rregullojnë fushën e luftimit të ndalimit dhe parandalimit të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë.

Por çfarë saktësisht thuhet në ligjin ekzistues dhe a ka mekanizma që mund të shqiptojnë gjoba për ata që nuk respektojnë vendimet e qeverisë për parandalimin e pandemisë?

Nga fillimi i pandemisë, ka ekzistuar Ligji për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe inspektorati kompetent i cili merret me zbatimin e tij. Megjithatë shpërthimi i pandemisë COVID-19 ka bërë që të ketë kërkesa për ndryshimin e tij.

Në Ligjin për luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe pandemive janë të qarta kompetencat dhe mandatet ligjore, duke përfshirë edhe ndëshkimet për personat që nuk i përfillin masat e nxjerra. Por, ajo që deri më tani nuk dihet, është se a ka filluar ekzekutimi i gjobave dhe si është duke u vepruar me pagesat e tyre.

Në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, Inspektorati Sanitar i Kosovës është organi kompetent për mbikëqyrjen e respektimit të masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Inspektorati Sanitar i Kosovës i cili funksionon në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, bashkëpunon me Ministrinë e Shëndetësisë në marrjen e masave për tejkalimin e situatës në rast të epidemive, endemive, pandemive dhe fatkeqësive natyrore.

Ligji i cili përcakton kompetencat e Inspektoratit Sanitar, është në fuqi që nga viti 2008.

Inspektorët e ISK-së kanë për detyrë të kontrollojnë tërë territorin e vendit, të lëshojnë vendimet për izolim të personave të infektuar me koronavirus, të lëshojnë vendimet për lirim nga izolimi, e po ashtu të mbikëqyrin procedurat e varrimit të personave që kanë vdekur si pasojë e pandemisë.

Në bazë të Nenit 44, të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, ISK ka kompetencë të ua ndalojë personave të infektuar veprimtarinë në punë dhe në detyra tjera ku mund të rrezikohet shëndeti i personave tjerë.

Po ashtu ISK ka kompetencë të ndalojë tubimet e njerëzve nëpër shkolla, kinema, lokale e vende tjera publike, derisa të mos kalojë rreziku nga epidemia.

Në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, përcaktohet edhe karantina e izolimi i qytetarëve të zilet dyshohet se janë të infektuar.

Po ashtu, të përcaktuara në këtë Ligj janë edhe kompetencat për ndalimin e qarkullimit në rajonet e infektuara, ndalimi i udhëtimit në vendin ku është përhapur epidemia e ndonjërës nga këto sëmundjet e përcaktuara në Ligj, e ku përfshihen edhe sëmundjet që shkakton SARS.

Se Inspektorati Sanitar i Kosovës ka kompetencat e veta në zbatimi e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, e kanë treguar për Express edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Lexo edhe :   Trump flet në asamblenë e OKB-së për virusin, sulmon Kinën
Lexo edhe :   Publikohet bilanci/ Si paraqitet situata nga pandemia në 24 orët e fundit

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi, ka thënë se puna e Inspektoratit Sanitar është e bazuar në tri Ligje në fuqi.

“Puna e Inspektorati Sanitar është e bazuar në legjislacionin në fuqi, ku përfshihen ligjet: Ligji për inspektoratin sanitar të Kosovës  22/2003, Ligji nr. 02/l-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, Ligji nr. 05/l-087 për kundërvajtje”, ka thënë Thaçi.

“Lëshimin –nxjerrjen e Vendimeve për izolim për personat që konstatohen se janë të prekur me COVID 19. Lëshimin e Vendimeve për personat fizik në kohën që tejkalojnë fazën e izolimit- shërimit (në momentin që vlerësohen si të shëruar). Mbikëqyrjen e procedurave të varrimit për personat që kanë vdekur nga COVID 19”

Megjithatë, Thaçi ka thënë se kapacitetet e ISK-së janë të vogla, në krahasim me kompetencat dhe fushat e mbikëqyrjes.

“Kapacitetet e Inspektoratit Sanitar të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë për mbikëqyrje të zbatimit të masave për luftimin e pandemisë janë shumë të vogla, duke u bazuar në kompetencat dhe fushat e mbikëqyrjes të cilat janë shumë të gjera, ku përfshijnë: Inspektime në subjektet afariste hoteliere, operatorëve të biznesit, çerdheve , shkollave , institucioneve arsimore, aeroporteve, pikave kufitare etj”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se numri i përgjithshëm i Inspektorëve Sanitar në nivel lokal (nëpër Komuna) është 45, ndërsa në nivelin qendror AUV ka 14 inspektorë.

Ai deklaroi se ISK po funksionon me planin emergjent, sipas të cilit, kontrollet zhvendosen varësisht nga kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Puna e inspektoratit kryhet bazuar në planin e kontrolleve zyrtare, mirëpo tani Inspektorati Sanitar ka kaluar në planin emergjent ku varësisht në bazë të situatës epidemiologjike në vend, Vendimeve të Ministrisë se Shëndetësisë dhe Qeverisë  se Kosovës të cilat janë të bazuara nga rekomandimet e IKSHP-së, Inspektorati zhvendos kontrollet sipas masave që kërkohen, deklaroi Thaçi.

I pyetur se si është e rregulluar forma e masës ndëshkimore, Thaçi ka thënë se ajo  është e bazuar në Ligjin për kundërvajtje.

“Masat  e gjobës për personat juridik dhe ata fizik si shkelës të masave të vendosura bëhen bazuar në  Ligji nr. 05/l-087 për kundërvajtje, Neni 56”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka treguar për numrin e inspektimeve dhe gjobave që ka bërë deri më tani ISK, por s’ka dhënë detaje nëse ato edhe janë paguar.

“Statistikat e kontrolleve të inspektoratit dhe masave të marra janë si vijon: Inspektime në subjekte 1382. Shqiptime të gjobave për subjektet afariste 132. Janë lëshuar 3886 vendime për izolim. Janë lëshuar 2003 Vendime për dalje nga izolimi. Janë mbikëqyrë  82 procedura të varrimit për personat që kanë vdekur nga COVID-19”, ka deklaruar Thaçi./Express/

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Meta: Të respektohet pikë për pikë marrëveshja e 5 Qershorit

Kreu i Shtetit Ilir Meta, ka përcjellë apelin e radhës ndaj klasës politike lidhur me hapjen e listave 100%. Ai ka publikuar një grafik ku...

“Çfarë ke që bërtet si laraskë? Je gjë gruaja ime që të jap llogari?”, plas sherri në “Përputhen” (VIDEO)

Në puntatën e radhës të emisionit “Përputhen”, janë shkaktuar sërish debate të nxehta. Takimi mes Shqipes dhe Mevlanit duket se nuk ka shkuar ashtu...

I ndërvarur nga kokaina/ Jeta e panjohur e psikanalistit Sigmund Frojd

Sigmund Frojdi njihet si babai i psikanalizës, dhe interpretuesi më i famshëm i ëndrrave. Lindi në një familje austriake me origjinë hebreje. Karrierën si neurolog,...

“Thirri Allahu Akbar”, dyshohet për bombë tek kulla Eiffel

Pak çaste më parë, mediat e huaja raportuan se kulla Eiffel në Francë është evakuuar pas një kërcënimi për bombë. Policia është njoftuar për...

“Paga minimale të arrijë në 30 mijë lekë”/ Rama tregon çfarë do ndodhë muajt e ardhshëm

Disa muaj para zgjedhjeve, kryeministri Rama ka thënë se sfida e qeverisë është që paga minimale të arrijë në 30 mijë lekë! Kreu i...