E mërkurë, 23 Shtator, 2020
20 C
Tirana

Hoti dhe Vuçiç takojnë në Bruksel krerët evropianë para nisjes për në SHBA

Më të lexuarat

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

“Hajde mos i beso pastaj ato thashethemet”/Meta kryeministër pas zgjedhjeve, Basha president. Patozi ‘trondit’ me deklaratën

Koordinatori i partisë 'Bindja Demokratike', njëherësh ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, duke iu përgjigjur thashethemeve thotë se nuk është aspak surprizë që Meta të bëhet...

Emocione dhe lot në “Historia e Fundjavës”/Emina Cunmulaj, supermodelja me një zemër të madhe

Supermodelja Emina Cunmulaj, ka dëshmuar ndër vite me bashkëpunimin me "Fundjavë Ndryshe" se është një vajzë me "këmbë në tokë" dhe me një zemër...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

U kap me armë, kush është biznesmeni i pesë hoteleve në Belgjikë që ndodhej në makinë me Fjolla Morinën

Gjatë marrjes në pyetje, këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar autorësinë e armës së zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë. Ajo ka treguar se...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

VIDEO/ Lëshonin thirrje raciste kundër shqiptarëve, dasmorët në Shkup sprapsin grupin e maqedonasve

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkup, ku në lagjen "Gjorce Petrov" një grup të rinjsh kanë brohoritur "shqiptar i...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë takohen para nisjes për në Uashington me krerët e BE-së. Por a do të rinisë dialogu në Bruksel apo SHBA?

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti qëndron të enjten për vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel për të zhvilluar takime me krerët më të lartë të Bashkimit Evropian. Në Bruksel ai takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kryetarin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe zyrtarë të tjerë evropianë.

“Do të bisedojmë për hapat që kemi ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, mbështetjen nga ana e KE-së për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, proces i cili ka ngecur jo për shkak të mos përmbushjes së standardeve nga ana e jonë”, njoftoi kryeministri Hoti.

Kjo vizitë në Bruksel nuk shënon rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Nga Brukseli, kryeministri Hoti njoftoi se udhëton për në SHBA, ku me 28 qershor në Shtëpinë e Bardhë së bashku me presidentin Hashim Thaçi, takojnë delegacionin e Serbisë, presidentin Vuçiç dhe kryeministren Bernabiq, me çka shënohet edhe rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Ky takim ndërmjetësohet nga i ngarkuari amerikan për dialogun Richard Grenell. Para se të niset për vizitë në Bruksel dhe SHBA kryeministri Hoti raporti para parlamentit të Kosovës, dhe i siguroi deputetët se çdo marrëveshje me Serbinë do të jetë në përputhje vetëm me Kushtetutën, ose nuk do të ketë marrëveshje fare.

“Ose ka me u mbërri një marrëveshje e mirë që është në përputhje me Kushtetutën ose nuk ka me pas marrëveshje. Këtë mund t’ju them”, tha kryeministri Hoti para deputetëve duke shtuar se “është jetike me i ruajt partnerët ndërkombëtarë. Nëse nuk i kemi ata mbesim një vend i vogël i izoluar, ku kurdo mund të marrim lajme për tërheqjeve njohje”.

Dy ditë më parë ndërkaq, i ngarkuari i Bashkimit Evropian Mirosllav Lajçak, ishte për vizitë pas Kosovës edhe në Serbi. Ai tha se nga pala evropiane dialogu Kosovë-Serbi, pritet të vazhdojë gjatë muajit korrik në Bruksel.

“Unë jam i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të vazhduar dialogun pa vonesë të mëtejshme dhe për t’i ndihmuar të dy palët të punojnë në një marrëveshje që do të normalizojë marrëdhëniet dhe do të zgjidhë të gjitha çështjet, dhe e cila do të jetë e pranueshme si për rajonin ashtu edhe për Bashkimin Evropian”, tha Lajçak në Beograd. Sipas tij, “e ardhmja e Serbisë është evropiane, dhe se ajo është e lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të jetë të enjten për vizitë në Bruksel para se të shkojë për vizitë në SHBA-së.

Sipas tij Serbia pret vazhdimin e dialogut me Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa, thotë se “i takon Lajçakut të caktojë një datë”.

I ngarkuari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, thotë se synimi i takimit në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, është fillimisht “një qasje ekonomike, për të arritur një paqe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.”

“Kur fillova diskutimin e këtyre çështjeve me njerëzit e Kosovës, dhe komunitetin e biznesit në Kosovë, njerëzit e Serbisë dhe komunitetin e biznesit atje, ajo që ishte e qartë është se ata donin zhvillim ekonomik, ata donin punë për të rinjtë, ata donin shpresë”, tha Grenell gjatë një intervsitë për televizionin amerikan “Newsmax TV”.

“Sillni bizneset evropiane dhe amerikane në rajon dhe atëherë unë mendoj se evropianët do të kenë më shumë sukses në anën politike. Ne po mundohemi të jemi të dobishëm dhe po përpiqemi të zhvendosim modelin, sepse pas 20 vjetësh ende nuk kemi parë përparim të mjaftueshëm”, tha Richard Grenell.

Pas takimit të 27 qershorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Washington dhe një takimi që së shpejti mund të mbahet në Bruksel i ndërmjetësuar nga i ngarkuari i BE-së Mirosllav Lajçak, një Samit për dialogun Kosovë-Serbi do të mbahet në Paris në javën e tretë të korrikut. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u ndërpre në nëntorin e vitit 2018 kur qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi tarifë 100% ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë Beogradi e ka kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës që nuk u mbështet as nga faktori ndërkombëtar. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

FOTO/ Ndryshimi i Alvin Berishës gati 1 vit pas kthimit nga kampi Al-Hol

Të gjithë e mbajmë mend historinë e 11-vjeçarit, Alvin Berisha, i cili doli nga “kampi i ferrit” Al Hol në Siri. Por si duket...

Vala e dytë e C*vid prek Spanjën, 241 vdekje në 24 orë

Një ndër shtetet Europiane më të prekura me koronavirus është dhe Spanja, e cila në 24 orët e fundit ka pasur një numër të...

Pse Lulzim Basha është dakord me PS për listat e hapura

Nga Alfred Peza Propozimet për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021, sipas modelit të ofruar nga PS, janë të njohura...

Gazetari që ishte brenda ‘Al Holit’: Ditën që shkuam kishte çantë bombë të lyer me gjak

Gazetari Julian Kasapi ka folur në lidhje me eksperiencën e tij në kampin Al Hol, ku ndodhen të bllokuar shumë gra dhe fëmijë shqiptarë. I...

Negociatat, Gjermania: Shpresojmë mbajtjen e konferencës së anëtarësimit në dhjetor

Presidenca Gjermane e Bashkimit Evropian ka përsëritur synimin për të mbajtur brenda muajit dhjetor konferencat e para ndër-qeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,...