Hoteli në pronësi të ish-kreut të Aluiznit/ Detaje nga shpërthimi në Sarandë

Zbardhen detaje të reja në lidhje me shpërthimin e fuqishëm në një hotel në Sarandë, mbrëmjen e sotme.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 19:45, në një hotel në ndërtim e sipër në lagjen nr 4 të qytetit bregdetar, pranë portit.

Mësohet se hoteli në fjalë është në pronësi të Mariel Muratit, ish kreu i ALUIZNI-t në Sarandë dhe aktualisht drejtor i Sigurimeve Shëndetësore në këtë qytet.

Hotelit i është vënë një sasi lënde plasëse dhe shpërthimi ka shkaktuar dëme të vogla materiale.

”Më datë 09.02.2021, rreth orës 20:15, në lagjen Nr.4, Sarandë, në një objekt në rikonstruksion në pronësi të shtetasit M. M., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.”, informon policia.

Raportohet për dëme materiale në godinën në fjalë por edhe në të tjera pranë saj, teksa fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.