Kryesore

Hoteli më i mirë në botë ndodhet në Krime, luksi dhe pamja piktoreske të lënë pa frymë (video)

               Publikuar në : 17:18 - 12/01/19 lm

Hotel “Mriya” në Krime ka fituar çmimin si resorti më i mirë në botë, por ajo që e bën më të veçantë është se një natë në këtë parajsë mund të paguhet nga shumëkush.

“Mriya Resort Spa” ka konkurruar fuqishëm me hotelet në Dubai, Italia apo resorte të tjera nga më të njohurat në botë.

Shpërblimet turistike botërore nuk e saktësojnë nëse hoteli Mriya është i Rusisë apo i Ukrainës, por dihet se është hapur në vitin 2014.

Resorti është 30 km larg Jaltës dhe ka 422 dhoma dhe vila në një vend prej 270.000 metrash katrorë.

“Russia today”, shkruan se pronarët planifikojnë të ndërtojnë fabrikë dhe një shkollë për verërat duke i kushtuar një resort të dedikuar. Gjithashtu planifikojnë të ndërtojnë një fabrikë djathi në afërsi të hotelit.

Vjet, hotelin e kanë vizituar 100.000 mysafirë dhe ka pasur të plotësuar kapacitetin 83 për qind.

Një natë në këtë hotel kushton rreth 230 dollarë. TIRANA TODAY
Për më shumë shikojeni videon:

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT