E enjte, 26 Nëntor, 2020
2 C
Tirana

Hotel “Mira Mare” u legalizua nga eksperti që kishte vdekur 5 vite më parë

Më të lexuarat

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Studimi/ Ja cila është simptoma më e zakonshme e njerëzve të prekur nga Covid

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit, ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë. Në fillim të shpërthimit të pandemisë, ekspertët paralajmëruan...

Uzuni i shënon Juventusit, shqiptari feston si Ronaldo (Video)

Myrto Uzuni ka befasuar Juventusin duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, Ferencvaros.  Sulmuesi shqiptar ka realizuar në minutën e 19-të të takimit që...

“News24” dhe “BalkanWeb” zbardh të plotë dosjen hetimore pas arrestimeve në Durrës, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, që i mori jetën 51 personave. Pas 17 urdhër-ndalimeve, 9 prej të cilave u ekzekutuan, gazetarja Klodiana Lala ka arritur të sigurojë detaje nga dosja në fjalë, ku zbulohen edhe shkeljet për ndërtimin e hotel “Mira Mare”.

Në këtë dosje del në pah abuzimi i ndërtuesit të “Mira Mare”, Rruzhdi Xheka, ku legalizimi i objektit përveçse nuk ka studim, është bërë me një akt ekspertimi që rezulton se është i falsifikuar, pasi eksperti që ka bërë aktin ka ndërruar jetë 5 para se të bëhej legalizimi.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE PËR HOTEL “MIRA MARE”

Në lagjen nr.13 Plazh Durrës, është shembur një objekt me 5 kate i quajtur Hotel Miramare i cili ishte ndërtuar para viti 2005 dhe per te cilin ishte plotësuar formulari i vet deklarimet ne vitin 2005 dhe nje formularë tjetër ne vitin 2006, i legalizuar ne vitin 2018. Nga shembja e objektit “Hotel Mira Mare” Lagjja nr.13, Plazh Durrës, edhe si pasojë e lëkundjeve te tërmetit gjetën vdekjen shtetasit Sotiraq Vangjel Misha dhe Evjola Bajram Broshka, ndërkohë në pranga ra pronari Rruzhdi Xheka, që rezulton të jetë edhe ndërtuesi informal në objektit, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, shkruan ‘BalkanWeb’.

Nga hetimet, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e subjekteve private, në cilësinë e ndërtuesit informal, është kryer ndërtimin e një objekti 5-kate në kundërshtim me rregullat dhe normat në fushën e ndërtimit dhe konkretisht objektin e emërtuar Hotel “Mira Mare”, ku për shkak dëmtimit në strukturën e objektit, ka sjell shembjen e tij dhe për pasojë vdekjen e shtetasit Sotiraq Vangjel Misha dhe Evjola Bajram Broshka të cilët gjendeshin në këtë objekt.

Shtetasi Rruzhdi Xheka ne cilësinë e aplikuesit për leje legalizimi dhe te pronarit te objektit rezulton se ka kryer ndërtimin e nje objekti pa respektuar rregullat dhe normat ligjore ne fushën e ndërtimit per sa i përket studimit, projektimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit te objektit informal. Po ashtu ai nuk ka kryer asnjë lloj studimi gjeologjiko-sizmiologjik dhe asnjë lloj projekti i konstruksionit dhe objektit 5 katesh. Po ashtu thuhet se nuk ka te dhëna qe zbatimi i punimeve te jete kryer nga subjekt i licencuar si dhe nuk ka kryer asnjë lloj akti kolaudimi apo ekspertimi teknik lidhur me qëndrueshmërinë.

Ne dosje thuhet po ashtu se edhe akti teknik i nevojshme per legalizimin e objekti qe lidhet me strukturën dhe qëndrueshmërinë eshte nje akt ekspertimi i cili gjendet ne fotokopje dhe i dyshuar tërësisht i falsifikuar pasi megjithëse legalizimi eshte kryer ne vitin 2018, personi qe pretendohet se ka hartuar aktin ka ndërruar jete me shume se pese vite para legalizimit te objektit. Rruxhdi Xheka lidhur me mosrespektimin e normave ligjore ne fushën e ndërtimit ka kryer veprime me dashjen e tij ate te ndërtimit, krijimit dhe fitimit te nje pasurie e cila nuk i plotësonte kushtet teknike te qëndrueshmërisë. Më dashje indirekte ai ka sjellë pasojën e ardhur pasi ai i ka parashikuar pasojat qe mund te vijnë pasi po ndërtonte nje objekt me 5 kate per banimin e njerëzve dhe pikërisht per Hotel, ndërkohe qe me ndërgjegje e lejon ardhjen e pasojës perderi sa nuk merre masa ne respektimin e legjislacionit dhe rregullave te fushës se ndërtimit.
Për këto arsye me veprimet dhe mos veprimet e tij shtetasi Rruzhdi Xheka dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, përcjell ‘BalkanWeb’.

Lexo edhe :   Duka 'presion' Bashës: Ose i treti në Durrës, ose iki nga koalicioni
Lexo edhe :   “Hapni dyert dhe dilni nga shtëpitë”, IKMT bën njoftimin urgjent për durrsakët

Ne dosje thuhet se Arben Isaku, ne cilesin e Drejtorit te Aluizni-t Durres, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” duke kryer legalizimin dhe regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve. Nga ana e tij janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në lidhje me administrimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe kualifikimi i objektit “Hotel Mira Mare” Lagjja nr.13,Plazh Durrës ne kushtet kur ligji e përjashton nga legalizimi, pasi objekti nuk plotësonte kushtet per legalizim, sepse nuk kishte nje akt ekspertimi teknik te rregullt per qëndrueshmërinë si njeri nga kushtet kryesore te dokumentacionit teknoko-ligjor te legalizimit te objekteve mbi 5 kate, etj, duke konsumuar kështu elementet e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

PERSONAT E NDALUAR

1- Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

2- Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

3- Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

4- Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja me dashje”.

5- Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

6- Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

7- Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. (BalkanWeb)

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reali “trullos” Interin, fitojnë Bayern dhe Atalanta

Përfundojnë ndeshjet e katërta në grupe të Champions League. Reali ka mundur Interin në “San Siro” me rezultatin e pastër 0-2. Ndeshja u zhbllokua...

Maradona ndërroi jetë, 5 fëmijët e tij “në luftë” për milionat

Vdekja e Diego Maradonës mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si...

Zgjedhjet/ Duka: Po s’ka dakordësi me Bashën, do ketë me Patozin e Topallin

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, i ka dhënë mesazhe të qarta kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa ka qenë i ftuar...

Gjermania zgjedh më 26 shtator 2021, pasuesin e Angela Merkel

Qeveria gjermane vendoi të mërkurën që më 26 shtator 2021 të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur kreun e ri të ekzekutivit që...

OKB: Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi

Në të gjithë botën të mërkurën u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në shumë vende gratë thanë se bllokimet për shkak...