E enjte, 20 Janar, 2022
12.5 C
Tirana

Horoskopi për sot, ja cila është shenja me fat

Dashi

Do keni shumë dëshirë të bëni disa pushime, por kjo nuk është e mundur për momentin sepse jeni të zenë më punë. Por keni mundësi të organizoni një setë të vogël ose të shkoni piknik në një kodër, liqen ose në det. Dashuria, emocionet dhe ndjesitë e bukura do të jenë shoqëruesit tuaj në këtë udhëtim.

Demi

A doni të mposhtni shkëlqyeshëm vështirësitë e momentit? Kontrolloni reagimet tuaja instinktive, qëndroni të qetë dhe reflektoni para se të merrni vendime! Dita dashamirëse për sa i përket dashurisë, aq sa edhe çiftet me probleme mund të gjejnë harmoni dhe ëmbëlsi. Dëgjoni nevojat e trupit: nëse ndjeheni të lodhur, jepini vetes një çlodhje.

Binjakët

E shtuna do jetë një ditë mjaft e vështirë por jo fajin tuaj. Merrni parasysh humorin e lëkundur dhe hidhërim në dashuri. Marrëdhënia juaj është në krizë, prandaj përpiquni që të rikuperoni mirkëkuptimin dhe të bëni kompromise. Për të rregulluar gjërat do ju duhet një shtysë shumë e fortë emocionale.

Gaforrja

Do jeni të përqëndruar në jetën e përditshme dhe mirëqënien tuaj sot. Gjithashtu, ju do revoltoheni dhe zemëroheni kur njerëzit abuzojnë me nënën natyre dhe ajrin që thithim. Angazhimet do ju bëjnë shumë të shpejtë e të shkathët, por kini kujdes mos e teproni. Përdorni patina ose biçikletë për të kursyer kohë.

Luani

Hëna e sotme gjallëron shoqërueshmërinë dhe disponueshmërinë ndaj të tjerëve. Java do të përfundojë me lajmeve shumë të veçanta! Njohuritë e reja dhe stimuluese do t’ju largojnë nga problemet e zakonshme dhe do të hapni horizonte të gjera. Yjet sjellin shumë ëmbëlsi në marrëdhënie me partnerin.

Virgjëresha

Hëna ju kundërshton dhe mund t’ju sjellë një shqetësim. Nëse diçka nuk shkon siç është planifikuar, mos e dramatizoni dhe mos e shkarkoni nervozizmin tek ata që janë afër jush. Nëse keni nevojë të sqaroheni me dikë, bisedoni me të përballë dhe jo në telefon. Mos u ndikoni nga ndjenjat por nga arsyeja.

Peshorja

Ditë e gjallë, e gëzuar dhe pozitive, ideale për të udhëtuar dhe argëtuar me miqtë tuaj të vjetër. Përmirësoni komunikimin me të dashurin tuaj dhe bëjeni marrëdhënien tuaj pothuajse të përsosur. Nëse jeni beqarë, nuk do të qëndroni gjatë, sepse koha dhe rrethanat do të funksionojnë në favorin tuaj.

Akrepi

Yjet në anën tuaj, konsiderojeni veten të privilegjuar. Fati do të vijë papritmas, falë një kthesë, për të cilën ju vetë do të jeni krijuesit. Do të jetë më e lehtë se zakonisht të fusni veten në mjedise të reja, të merrni ftesa dhe të dëgjoheni nga njerëzit e afërt. Dashuria jep shumë emocione.

Shigjetari

Ju ndjeheni gati për çdo ngjarje: keni vrull dhe një frymë iniciative. Pra kjo ditë, mund të jetë plot kënaqësi! Do hidhni prapa krahëve çdo mendim negativ. Do të vlerësoheni nga një kompani e madhe për dinamizmin dhe dëshirat e mëdha që keni për të punuar.

Bricjapi

Në disa rrethana do arrini të kuptoni se jeni të aftë të bëni gjëra që kurrë nuk i keni menduar se janë të mundura. Do ju vijnë idetë e mira për realizimin e një projekti që keni dashuri gjithmonë, gjithashtu do kaloni disa orë të këndshme me partnerin dhe miqtë tuaj.

Ujori

Interesat kulturorë, jeta shoqërore, udhëtime etj: me Hënën në tranzit në Kampin e njëmbëdhjetë, sot stimujt për të dalë nga shtëpia dhe për të takuar njerëz të rinj janë shumë të forta. Yjet ju mbështesin, duke ju dhënë epërsi, bukuri, simpati dhe sens të përbashkët: do të vlerësoheni shumë, si për simpatinë tuaj, ashtu edhe për komunikimin tuaj. Sidoqoftë, përpiquni të kaloni më shumë kohë me të dashurin tuaj.

Peshqit

Jini të durueshëm deri nesër, pengesat e ndryshme do të zhduken sikur me magji dhe do jeni shumë të lirshëm të veproni. Do keni nevojë për qetësi dhe qartësi për të analizuar atë që bëni. Do përballeni me mosmarrëveshjet me partnerin tuaj për arsye xhelozie.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...