E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Horoskopi 21 dhjetor 2020, ja cila është shenja me fat

Horoskopi, 21 dhjetor 2020

Dashi

Ata që do të dalin për t’u argëtuar sot, do të kënaqen pafund. Ka gjasa të humbni financiarisht nëse i investoni paratë tuaja duke u bazuar tek këshilla e të tjerëve. Përdorni fuqitë tuaja të gjykimit në jetën e dashurisë.

Demi

Ankthet tuaja do të zhduken, teksa merrni komandën e situatës aktuale në jetën tuaj. Do të kuptoni që problemet tuaja janë aq delikate sa një flluskë sapuni, e cila shpërbëhet me prekjen e parë. Sa i përket aspektit profesional, nuk parashikohen zhvillime me rëndësi.

Binjakët

Shmangni pesimizmin në lidhje me problemet në jetën tuaj. Kjo vetëm do t’ju parandalojë të shihni mundësitë pozitive që ju paraqiten. Sjellja e një anëtari të familjes mund t’ju shqetësojë.

Gaforrja

Do të keni shumë pak kohë për të pushuar sot. Studentët e kësaj shenje të zodiakut mund të kalojnë më shumë kohë në celularët e tyre sesa në studimet e tyre sot. Duket se bashkëshorti/bashkëshortja juaj do të ndihet me fat që ndodhet krah jush.

Luani

Përmbahuni nga konsumimi i tepërt i alkoolit. Të qenit i mirë dhe i dashur do ta bëjë këtë një ditë të qetë dhe të kënaqshme. Duket se eprorët tuaj në punë, do të jenë në humor sot. Ju nuk do të shqetësoheni se çfarë mendojnë njerëzit për ju sot. Përkundrazi, do të preferoni të mos takoni askënd në kohën tuaj të lirë.

Virgjëresha

Nëse po përpiqeshit të flisni me dikë në punë për një kohë të gjatë, mund të keni fat sot. Mund të kaloni një pjesë të madhe të ditës vetëm, thjesht duke lexuar diçka me interes. Ju dhe bashkëshorti juaj do të keni një bisedë vërtet të thellë, me shpirt dhe romantike.

Lexo edhe :   Puna, dashuria, financat/Horoskopi, 15 janar 2021

Peshorja

Mos i humbni energjitë tuaja duke argumentuar diçka të panevojshme. Nuk fitoni asgjë nga një argument i kotë. Mund të finalizoni një marrëveshje të re në aspektin profesional.

Akrepi

Mendime të padobishme, negative mund të pushtojnë mendjen tuaj. Pozicioni juaj financiar mund të përmirësohet përmes fitimeve të papritura. Sot mund të humbni sensin e kohës, teksa lundroni në internet.

Lexo edhe :   Horoskopi, 13 janar 2021

Shigjetari

Pavarësisht se mund të jeni të mbingarkuar me punë, do të jeni energjikë në vendin tuaj të punës. Jeta në çift ndonjëherë mund të jetë plot kontradikta dhe ju mund të përballeni me disa nga këto sot.

Bricjapi

Jini optimist dhe shikoni anën pozitive të gjërave. Besimi do t’ju ndihmojë për të hapur dyert që çojnë në realizimin e aspiratave tuaja. Partneri/partnerja juaj nuk do të jetë personi i duhur për të diskutuar sot.

Ujori

Njohuritë që do të merrni sot do t’ju japin përparësi ndaj kolegëve. Fuqitë tuaja të komunikimit dhe aftësive të lidhura me punën do të jenë mbresëlënëse. Një surprizë e veçantë nga partneri/partnerja juaj do t’ju ngrejë humorin.

Peshqit

Një mirëkuptim më i mirë me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj do të sjellë paqe dhe lumturi në shtëpinë tuaj. Të vepruarit fshehurazi mund t’ju prishin reputacionin. Sa i përket jetës profesionale, parashikohen zhvillime të reja.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Cov*d

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...