E premte, 26 Shkurt, 2021
15 C
Tirana

“Hoqa vathin dhe mjekrën”, Rama tregon si e përjetoi humbjen e të atit

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme vizitoi familjen e Fatmir Gjanës në Durrës, që është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjana humbi bashkëshorten, Xhuljetën, e cila kishte vrapuar për të dalë jashtë gjatë tërmetit, por nuk mundi të shpëtonte.

Kreu i qeverisë tha se kur bie tërmet, nuk duhet të dalësh kurrë jashtë, pasi rrezikon më keq.

Ai rikujtoi një tërmet të fortë, që kishte rënë kur ishte i vogël dhe sesi babai i tij, Kristaq Rama, i kishte shpëtuar së bashku me të vëllanë, Olsin, duke i mbajtur te dera.

Më tej, Rama tregoi se ka pasur marrëdhënie shumë të afërt me babanë e tij, ndërsa kujtoi se kur ka marrë vesh lajmin për vdekjen e tij nga Parisi, ka hequr mjekrën dhe vathin.

Biseda:

Rama: Nuk duhet të dalësh jashtë, kur bie tërmet. Ishim të vegjël kur ra një tërmet. Më kujtohet, Kristaqi i shkretë më kapi mua dhe Olsin te dera.

Gjana: Ky ishte shumë i fortë dhe u këputën katet e para. Katër kate ranë si me rënë një kuti.

Rama i drejtohet djalit të Fatmirit: Më hoqe mallin e vathit tim. Kam pas vath edhe unë, e hoqa kur më vdiq babai, isha në Paris, dhe kishim shumë marrëdhënie të afërt, por unë do nisesha të nesërmen se nuk kishte avion dhe kam ndenjur nga stresi nuk e di se sa orë, kam hequr mjekrën pa shkumë fare, hoqa vathin dhe u bëra si njeri normal, se më parë quhesha jo normal dhe erdha për varrimin. Pastaj, ditën e varrimit u bëra ministër, ishte koincidencë, shkruan “balkanweb”.

Lexo edhe :   “Masa Rama” dhe sfida morale e opozitës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vuçiç për Kosovën: Të gjithë duan që ne ta njohim, por do jemi të duruar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se porositë nga Prishtina, Brukseli dhe Uashingtoni tregojnë se ata dëshirojnë vetëm që Serbia ta njohë Kosovën,...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel refuzon të marrë vaksinën e AstraZeneca-s

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar të marrë vaksinën e kompanisë AstraZeneca. Vaksina e AstraZenecës dhe Universitetit të Oksfordit është e sigurtë dhe efektive...

Kryemadhi: Pas 25 prillit i japim fund çdo abuzimi

ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në Kashar, me të cilët diskutoi për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjatë...

Talenti shqiptar bën hapin e madh në karrierë, firmos me skuadrën gjermane

Talenti me origjinë shqiptare, Mehmet Ibrahimi, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke nënshkruar kontratë profesioniste me klubin e Lajpcigut. Ky fakt është...

Biden: SHBA-ja nuk do ta njohë kurrë aneksimin e Krimesë nga Rusia

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin Ukrainën kundër agresionit rus, dhe nuk do të njohin...