E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Homoseksualët ngacmojnë djemtë në Liqenin e Tiranës (VIDEO)

Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një shqetësim që kohët e fundit është kthyer në një makth për qytetarët, veçanërisht për ata meshkuj.

Pas Universitetit Politeknik, në zonën e Liqenit, ku njerëzit dalin me biçikleta, ose bëjnë vrap pasdite vonë, të panjohur me prirje homoseksuale, u dalin para dhe i ngacmojnë seksualisht. “Stop” transmetoi denoncimin e një studenti, i cili është gjetur para situatave të tilla.

Ata nisin bisedën me ndonjë kërkesë për cigare ose çakmak. Pastaj, i ftojnë të shëtisin ose të futen direkt në zonën e pyllëzuar, duke kërkuar seks. Duke qenë një zonë  e frekuentuar, aty kalojnë fëmijë e adoleshentë, të cilët kërcënohen nga akte homoseksuale nga këta të panjohur.

“Jam një djalë me vendbanim në Tiranë, student. Si një pjesë e bashkëmoshatarëve të mi edhe unë kam aktivitetet e mia pas punës. Nga puna ka filluar që të dal nga zona e kodrave të liqenit, qoftë për të shëtitur, por edhe me biçikletën time. Më ka bërë përshtypje një dukuri që kam menduar ta trajtoj tek ju në mënyrë që të sensibilizim, por edhe siguri nga ana e institucioneve. Sa herë që dal në pjesën pas Universitetit Politikenik të Tiranës, kam hasur në disa tipa të çuditshëm krejtësisht të panjohur për mua. Këta persona më kanë kërkuar diçka irrituese, më kanë kërkuar seks. Janë të moshave të ndryshme, kryesisht i kam hasur të moshave të mëdha, të cilët dalin papritur në një moment kur ti nuk e mendon, me idenë që po ikën i qetë, duke shijuar natyrën, ata dalin dhe nisin të të ftojnë ose joshin për diçka as që ke ndërmend të bësh. Jam ndjerë i shqetësuar, të mendoni që aty kalojnë fëmijë, të mitur, kalojnë familjarë. Janë tipa të panjohur, të mistershëm. Si mund të ndihet një i mitur apo adoleshent në presionin e këtyre syreve që të gllabërojnë. Ata mund të të rrëmbejnë, mund të të mbyllin gojën, mund të të përdhunojnë, mund të të grabisë. Ku janë strukturat e shtetit? Ku është siguria për qytetarët e Tiranës?”, denoncoi një student.

“Stop” transmetoi një kamera të fshehtë të filmuar nga studenti, i cili është takuar me një nga këta persona teksa po lëvizte me biçikletë. Gjatë bisedës, i panjohuri ka treguar se është i martuar dhe se punon mjek dermatolog në QSUT. Ai pranon që ka kryer marrëdhënie seksuale me fëmijë të mitur.

panjohuri: Çkemi? Për çfarë ke dalë? Për qejf?

I infiltruari: Xhiro, por paskan ikur dritat.

I panjohuri: Je aktiv, pasiv?

I infiltruari: Si?

I panjohuri: Çfarë bën në seks?

I infiltruari: Nuk e prisja një gjë të tillë.

I panjohuri: Po për qejf dalin njerëzit këtu, pse për çfarë dalin?! Ti ke dalë me biçikletë për dore.

I infiltruari: Po, se nuk ka drita.

I panjohuri: Këtu nga Tirana je? Çfarë bën në seks? Hë ore, sa turp që ke!

I infiltruari: Po pse më kap?

I panjohuri: Pse ore, çfarë ka për të të kapur?

I infiltruari: Jo, jo, jo!

I panjohuri:  Oooo, “Lule mos më prek”..!

I infiltruari: Je i panjohur.

I panjohuri: Të panjohur jemi.

I infiltruari: Po si ma kap dorën kështu?!

I panjohuri: Po se më pëlqen të ta prek dorën, ta shoh një çikë. Është më shumë eksituese, kur nuk njihesh.

I infiltruari: Pse, u eksitove ti?

I panjohuri: Shumë!

I infiltruari: Unë nuk jam i kësaj fushe.

I panjohuri: Po nuk je, do bëhesh. Ecim? Bëjmë një xhiro?

I panjohuri: Je në shkollë? Dukesh i vogël. Unë kam mendimin, se mund të jesh 21-22.

I infiltruari: 21!

I panjohuri: Unë jam mjek në profesion. Jam dermatolog, në QSUT.

I infiltruari: Je i martuar?

I panjohuri: I martuar, pra.

I infiltruari: Sa vjeç je ti ? Ti je aty te 40-ta.

I panjohuri: Fiks!

I infiltruari: Çfarë bën?

I panjohuri: Po të shoh pak lëkurën, kapilarët. Mirë qenke. Të të shoh lëkurën! Të të shoh pak qafën! Mirë je, nuk ke asnjë lloj gjëje. Jemi në syrin e të gjithëve. Bëjmë një xhiro këtej?

I infiltruari: Nuk jam pak i vogël para teje?

I panjohuri: Zemër, ka çuna 16, 17, 18… kam bërë seks dhe mirupafshim. Po ata janë fëmijë, e bëj një herë dhe mirupafshim.

I panjohuri: T’i vëmë edhe vulën mo?

I infiltruari: Çfarë vule?

I panjohuri: Vulën e njomë. Arbri e kam emrin.

I infiltruari: Ej, po si më kap, mor burrë?! Të lutem, të lutem! Të lutem, mos më kap! Se na fute në mes të pyllit tani.

I panjohuri: Këtu je në rrugë kryesore, nuk je në mes të pyllit.

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Gentian Zenelaj, u shpreh se nuk ka asnjë problem për zgjedhjet personale seksuale të njerëzve, por bëri thirrje që të mos dalin dhe të ngacmojnë njerëz apo kalimtarë të rastit.

“Nuk kemi asnjë lloj paragjykimi për zgjedhjen tuaj seksuale, është puna juaj, por të dilni të ngacmoni njerëz, kalimtarë të rastit për mua është vepër penale. Është si të ngacmosh një vajzë minorene që të çon në polici dhe dënohesh”, tha Zenelaj.

Nga ana tjetër, më i ashpër, Saimir Kodra, i cili u shpreh se Bashkia e Tiranës duhet t’i mbledhë këta persona në një vend të caktuar pasi në këtë mënyrë po krijojnë frikë edhe tek fëmijët.

“Është zgjedhja juaj, por ju neveris deri në vdekje.Më quani homofob dhe nuk ma ni fare cepi, por Bashkia e Tiranës, mund të marrë një fushë diku dhe të mblidhen këta me njëri-tjetrin, të moshës që janë të pjekur, janë të vendosur për veprimet që bëjnë dhe shkoni atje moj nonë mos rrini nëpër rrugë. Jam i sigurtë që atje do hallakateni si arrat kur i gjuan kaqoli zarat, por keni shkaktuar trauma të mëdha dhe nuk mundeni sot që të krijoni frikë tek një fëmijë 15-vjeçar që do me dalë tek liqeni. Nuk mundeni ju 6-7 apo 20 vetë sa jeni perversë dhe të pisët”.

Më pas në emisionin “Stop” u transmetua momenti kur, i panjohuri mundohet të zhveshë studentin dhe ta prekë në vende të papërshtatshme.

I infiltruari: Ore, se më shtrëngove qafën. Të lutem!

I panjohuri: Hajde!

I infiltruari: Jo, jo nuk vij. Çfarë do më bësh? Do na puthësh mo? Na rrëzove!

I panjohuri: Pse, çfarë janë puthjet?

I infiltruari: Jo, jo, të lutem!

I infiltruari: Po më lëndon! Mos më kap të lutem!  Mos më kap! Si më fut duart kështu?! Mos më puth, të lutem! E shikon, që nuk kam eksitim?

I panjohuri: Do eksitohesh, avash-avash.

I panjohuri: Çfarë dëshire ke?

I infiltruari: Të lutem, se kam shumë siklet.

I panjohuri: Ka gjithmonë një herë  të parë,- tha ai. Paske gjithë këtë k… mo.Pse ikën mbrapsht, mor burrë?

I infiltruari: Të lutem, çfarë do më bësh?

I panjohuri: Asgjë…Një çikë te gusha. Sillu mirë!

I panjohuri: Mos u bëj çun i keq! Sillu mirë!

I infiltruari: Të lutem, mos më zhvish, se po më zhvesh! Se kam siklet.

I panjohuri: Nuk ka siklet fare! Mos ma vër atë dorën ashtu, se po më bezdis!  Mmmm, mos u shtrëngo, lëshohu, rri mirë! Si doktor, po të vizitoj: zemrën, stomakun, apendesitin.

I infiltruari: Po më zhvesh tutat. Po na dëgjojnë të gjithë.

I panjohuri: Shhhh! Më lër të të prek pak!

I infiltruari: Po kur nuk dua, pse më prek?

I panjohuri: Mos bërtit! Më lër të bëj atë, që dua unë! Te veshi, se e shoh që e ke pikë të dobët.

I infiltruari:  Të lutem, se po më zhvesh me pahir!

I panjohuri: Më lër ta prek një çikë!

I infiltruari: Si mund të preket një njeri kështu?/tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...