E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Holandë/Në tualet duket të përdorësh kod që tregon se je vaksinuar

Që të shkosh në një tualet në Holandë, duket të përdorësh kod që vërteton se je i vaksinuar, negativ ose i shëruar nga Covid. Këtë detaj e ka bërë me dije të hënën ministri i Shëndetësisë. Holanda javën e kaluar lehtësoi kufizimet e koronavirusit, duke përfshirë fundin e distancës sociale, por tha se do të prezantonte lejen e re për bare, restorante dhe festivale.

Masa e re që fillon të shtunën, u miratua nga Parlamenti, por deputetët bënë një përjashtim për ata që duan të shijojnë një vakt ose pije jashtë, duke thënë se mundësia e infektimit ishte shumë më e vogël.

Por “nëse doni të përdorni tualetin, do t’ju duhet të tregoni kodin tuaj QR,” ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Hugo de Jonge.

De Jonge pranoi se ishte e padobishme, por “ne jemi të lidhur me vendimet e Parlamentit”, u shpreh ai. Javën e kaluar, kryeministri holandez Mark Rutte tha se nuk ishte e mençur të bënte një përjashtim për klientët që uleshin jashtë, pasi njerëzit në mënyrë të pashmangshme do të duhet të hyjnë për të paguar faturat, ose të shkojnë në tualet.

“Gjithashtu mund të fillojë të bjerë shi dhe pastaj të gjithë duan të hyjnë brenda”, tha Rutte.

“Qeveria donte kodin QR kudo në sektorin e mikpritjes,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Rinske Wieman për AFP.

“Kjo nuk është për të mashtruar njerëzit, por sepse njerëzit duan më shumë liri nga kufizimet. Fatkeqësisht, këto liri nuk janë pa kufij”, tha ajo.

Lexo edhe :   Nuk u plotësuan kërkesat!/Përgjysmohen urbanët në Tiranë

Burimi i lajmit: medicalxpress. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...