Të Gjitha

HIV-AIDS një bilanc lufte: 35 milionë të vdekur, mbi 70 milionë të infektuar


               Publikuar në : 16:03 - 02/12/19 M S

HIV është një virus i tmerrshëm që infekton sistemin imunitar, duke zvogëluar aftësinë e tij për të luftuar infeksionet dhe sëmundjet e tjera. Që prej zbulimit në vitin 1980, nga kjo sëmundje janë prekur mbi 70 milionë njerëz, ndërsa kanë vdekur 35 milionë njerëz.

Kjo sëmundje transmetohet përmes seksit të pambrojtur, transfuzionit të gjakut të infektuar, gjilpërave të infektuara dhe nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes apo gjidhënies.

Studiuesit mendojnë se kjo sëmundje e ka origjinën në Republikën Demokratike të Kongos në vitin 1920, nga një lloj majmuni me ngjyrë të gjelbër. Rajoni më i prekur në botë, është afrika sub-Sahariane.

Në vitin 2010, rreth 68 për qind (22.9 milionë) e të gjitha rasteve me HIV dhe 66 për qind e të gjitha vdekjeve (1.2 milionë), ndodhën pikërisht në këtë rajon. Afrika e Jugut, është vendi me popullsinë më të madhe të njerëzve të prekur nga kjo sëmundje: 5.9 milionë.

Në Shqipëri ka mbi 1200 persona të sëmurë me këtë virus. Rastet e reja shtohen me gati 100 çdo vit. Vetëm gjatë vitit 2018, kanë humbur jetën 20 persona të infektuar. Dhjetë prej tyre ishin diagnostikuar po atë vit. Dhe kjo do të thotë se virusi ka qenë në stadin më të fundit, kur dhe është diagnostikuar.

Problem mbetet edhe transmetimi i virusit nga nëna tek fëmija. Në vend numërohen gjithsej 44 fëmijë të infektuar nga nëna, dy prej të cilëve vetëm gjatë vitit të shkuar. Falë arritjes së shkencës, është arritur të pakësohet me gati 3 herë numri i vdekjeve vjetore nga kjo sëmundje. Gjithsesi nuk është gjetur ende kura që e shëron përfundimisht atë.

TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT