Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Hitleri përdorte turistët gjermanë për zbulim, përpara se të sulmonte shtetet armike!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Hitleri përdorte turistët gjermanë për zbulim, përpara se të sulmonte shtetet armike!

Nga: Kreshnik Spahiu

Sot në mëngjes i telefonova një mikut tim, i cili jeton në Kudam, bulevardin kryesor të Berlinit Perëndimor. Isha i shqetësuar për ngjarjen e mbrëmshme në Uzinën e Gramshit me tre turistët rusë dhe një ukrainas.

Më duhej të konsultohesha me një ekspert të spiunazhit dhe informacionit, më shkoi mendja te miku im. Klaus S është një biznesmen i njohur në Berlin. Babai i tij ka qenë komandant i trupave speciale SS të ushtrisë naziste.

Klausi është 68-vjeç dhe nuk e ka përjetuar luftën e Dytë Botërore, por ka shumë informacion nga babi i tij.

Unë shpesh kam interes të dëgjojë edhe palën e akuzuar, “sëmundje” e trashëguar nga profesioni i avokatisë ky, që gjithmonë e marr informacionin nga dy palët, dhe nuk mjaftohem vetëm me dosjen e Prokurorëve.

Klausi gjithmonë tregon versione të ndryshme dhe tepër të veçanta për luftën e Dytë Botërore.

Pa u zgjatur, konsumova sot një mëngjes të gjatë me pikëpyetje për spiunazhin rus dhe ngjarjen e Gramshit.

Përgjigjja e Klausit ishte direkte dhe e thjeshtë:

“Adolf Hitleri përdorte 10% të turistëve gjermanë që udhëtonin në botë, për zbulimin e fabrikave të armëve në të gjithë shtetet që kishte planifikuar të sulmonte dhe më pas t’i pushtonte”.

Franca dhe Anglia përdornin kryesisht biznesmenët për spiunazh, të cilët financoheshin nga Parisi dhe Londra që të hapnin biznese jashtë.

Gjatë bisedës i tregova edhe ngjarjen e 4 rusëve që u gjetën të vdekur në pishinat e Hoteleve në Qerret.

Klausi qeshi dhe më nxori statistikat e eliminimeve të shërbimit rus ndaj kundërshtarëve apo ekzekutorëve.

Helmimi ishte mjeti numër një, në taktikat e vrasjeve dhe ekzekutimeve. 4 shtetasit rusë mund të jenë vrarë pasi kanë kryer misionin dhe shërbimin, me qëllim mbylljen e cilklit dhe dosjes.

Shqipëria ka qenë aleati kryesor i Rusisë gjatë viteve të para të Luftës së Ftohtë.

Me dhjetëra oficerë, mjekë, ushtarakë, profesorë shqiptarë janë shkolluar dhe specializuar në Bashkimin Sovjetik.

Shumica e tyre janë kthyer në Shqipëri me gra ruse të martuar. Rrënjët ruse në Shqipëri janë më të forta se në Europën Perëndimore.

Varfëria dhe skamja kanë bërë që dhjetëra apo qindra persona të rekrutohen me pagesë nga shërbimi inteligjent rus.

TV kryesore ruse transmetonin LIVE në vitin 2019 çdo protestë të dhunshme që organizonte Partia Demokratike pasi dogji mandatet.

Shqetësimi amerikan dhe i ambasadores Yuri Kim çdo ditë po provohet se ishte i bazuar.

Rusia kërkonte destabilizimin e Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Bosnjes, Malit të Zi dhe gjithë Ballkanit.

Për ata “qorra” që nuk duan të shohin apo besojnë, po i kujtoj, që sot tre parti kryesore në Gjermani dhe dy ish-kryeministra dyshohen se janë financuar dhe korruptuar nga Rusia me miliona euro.

Pyetja shtrohet: Kur Rusia ka aq para sa korrupton një pjesë të “Berlinit”, a mendoni se këto kërmat e politikës në Tiranë kanë refuzuar thesin me para për t’i shërbyer Rusisë?

Jo, s’ka asnjë shans që liderët politik shqiptar t’i kenë shpëtuar rekrutimit rus.

Tre turistët rusë janë maja e ajsbergut të spiunazhit.

Turistët rusë në një përqindje të lartë, janë me mision në Ballkan dhe Europë.

Çështja është: A ka Putin, të njëjtin plan si Hitleri që para sulmeve, kishte fotografuar çdo fabrikë armësh nga aparatet fotografikë të turistëve gjermanë?

Përgjigjja është e vështirë, por ne kemi në dorë vetëm që:

– së pari t’i mbyllim kufijtë për turistët rusë

– së dyti të nxjerim jashtë nga politika bashkëpuntorët e shërbimit rus në Parlamentin shqiptar.

 

Tags: Kreshnik Spahiuspiunazhuzina e Gramshit

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
U shpall kampione Europe, Luiza Gega pritet me ceremoni në Rinas (VIDEO)

U shpall kampione Europe, Luiza Gega pritet me ceremoni në Rinas (VIDEO)

“Po punove fort dhe nëse e do këtë vend, mund t’ia dalësh”, Luiza Gega: I tregova Europës që edhe ne mund t’ia dalim!

"Po punove fort dhe nëse e do këtë vend, mund t’ia dalësh", Luiza Gega: I tregova Europës që edhe ne mund t’ia dalim!

Ngazëllimi për “tre kryeministrat” si foklorizëm i shekullit të ri

Abazoviçi dhe anatemat e dyfishta







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com