Në 14 gusht do të zhvillohet ndeshja për Super Kupën e Evropës Liverpool-Chelsea. Sfida do të zhvillohet në stadiumin e Beshiktashit në Turqi. Por, veçantia e kësaj ndeshje veç emocioneve të përballjes, ka të bëjë edhe me një risi.
Për herë të parë, gjyqtarja e ndeshjes do të jetë një femër. Bëhet fjalë për francezen Stephanie Frappart. Më parë 35-vjeçarja ka arbitruar një ndeshje për femra midis Holandës dhe SHBA-së që triumfuan me rezultatin 0-2 këto të fundit. Por, asnjëherë nuk ka qenë një vajzë që referon në një ndeshje zyrtare të djemve në UEFA.
Frappart do të ketë dhe dy asistente të tjera Manuela Nicolosi dhe Michelle O’Neal. Arbitër i katër do të jetë një gjyqtar i njohur për botën e futbollit si, Cuneyt Cakir, ndërsa në VAR do të jetë italiani, Massimiliano Irrati.