Nënshkruhet protokolli nga vendet anëtare të NATO-s, duke i hapur kështu dyert Maqedonisë së Veriut që të bëhet vendi i 30-të i aleancës ushtarake.
Nënshkrimi i protokollit në fjalë vjen pas marrëveshjes historike për ndryshimin e emrit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Tashmë Maqedonia e Veriut do të ketë ulëse në tavolinën e përbashkët të NATO-s. Shqipëria ka qenë vendi i parë që ka nënshkruar pro për shtetin fqinj.
[LIVE NOW] ? Tune in to watch all #NATO Allies sign the accession protocol with ?? https://t.co/uC6mQPc0FB
— Oana Lungescu (@NATOpress) February 6, 2019
Ndërkohë, pas nënshkrimit të Protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë, më pas Kuvendet e vendeve anëtare duhet ta ratifikojnë protokollin dhe Maqedonia do të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e NATO-s.
Gjenerali i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se ky është një moment historik për vendin dhe se kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras kanë treguar guxim të madh me arritjen e Marrëveshjes së Prespës, duke forcuar stabilitetin në Ballkan.