E diel, 5 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Historia prekëse e 46-vjeçares: Burri më tradhtonte, e gjeta me dikë tjetër

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

“Zhaneta më tha mos ta shoh bojën”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit me familjen Josifi

Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen në Kombinat, ndërsa fqinjët tregojnë se kryefamiljarja i kishte larguar të gjithë. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa...

Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë

Ditën e sotme është shënuar një rekord i zi nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Del nga rruga mjeti në Tiranë/ Ndërron jetë pasagjeri, shoferi në spital

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet,...

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në ‘News24’ është trajtuar sot historia dramatike e një familje nga Lushnja. Një 46-vjeçare nga fshati Manasufaj, ka zgjedhur të rrëfejë sot dhimbjen e madhe, e cila i ka shkatërruar familjen.

Nëna e një vajze që sot është 18 vjeçe, tregoi përmes lidhjes skype se si e dhunonte dhe e braktisi burri. Ajo tha se ishte viti 2000 kur lidhi martesë me ish-bashkëshortin, një djalë nga fshati Lesnaj i komunës Përparim.

Nuk zgjati shumë dhe pas ardhjes në jetë të fëmijës së pare nisi dhe problematika midis tyre. Ai në radhët e uniformave blu e ndërsa Mirela një shtëpiake e dhunuar. Ajo tha se është divorcuar nga ish-burri në 2010-ën.

“Unë jetoj ne një fshat te Lushnjës, kam qene e martuar ne fshatin Lisnaj komuna e Peqinit. Kam qene e martuar me përpara po celebrimi u be ne vitin 2000, edhe u divorcuam ne vitin 2009 -2010. Ai kur po ndërtonim shtëpinë, kishte lidhje me dike tjetër. Vajza ishte 6-vjeçe. Tani vonë e kam kuptuar. Para se te divorcohesha, ai më përzuri edhe unë u ktheva një moment ne shtëpi e gjeta me dike tjetër. Nja moment vëllai me solli te prindërit sepse me dhembnin dhëmballët dhe bashkëshorti nuk me çonte. Kur i mbusha dhëmballët duhet te kthehesha ne shtëpi, kur mbërrita e gjeta derën te mbyllur edhe ky ishte ne pune ne polici. Aty pash qe brenda shtëpisë ishte dikush tjetër. Unë shkova ne polici sepse kur une po i thosha me jep çelësat për te hapur derën, ai ngaqë ishte punonjës i policisë ne Peqin nxori pistoletën. Vajza ishte 6 vjeçe edhe e pa te gjithë skenën. Dhuna nisi qe momentin qe ne ndërtuam shtëpinë rreth vitit 2007. Vajza ka qene 4 vjeçe. Ky është punonjës policie te dega e brendshme ne komisariat. Jemi njohur me shkuesi, nëpërmjet një mikut të ish vjehrrit, me njerëzit e mamit tim.

Zgjati disa muaj njohje, diku 5 muaj zgjati e gjithë, fejese e martese. Mbasi ndërtuam shtëpinë, unë ngela shtatzënë me fëmijën e dyte qe edhe e humba. Nga ai moment me torturonte dhe nuk e kuptoja, vetem se me rrifte me grushte, dhune fizike. Nga torturat qe me bente ai une humba fëmijën, shkova ne oret e vona ne spital, aty humba fëmijën, edhe pas humbjes se fëmijës une u sëmura nga veshkat dhe anemia. Nuk e denoncova kurr sepse mbesa e ketij ishte e martuar me vellain tim, plus qe ai ishte punonjës i policisë dhe kisha frike prej tij. Une doja te rrija te shtepia sepse e kishim ndertuar se bashku me ate. Ai me kërkoi divorcin pas nje viti te humbjes se fëmijës. Kam shkuar per te marr urdher mbrojtje edhe ma kane rrezuar sepse ai ishte punonjes policie. Edhe kur u be divorci ne vitin 2009 qe e kërkoi ai, mua nuk me lejuan gjyqtarët te flisja, edhe ndarja e pasurise nuk u be sepse shtëpia nuk ishte e legalizuar. Nuk ma mori mendja se nuk do ndahej pasuria. Mua nuk mu dha pasuri per mungese dokumentacioni, kur u be zyra e ankesave per legalizim une aplikova por nuk me lejoi ai ta fotografonin objektin, ai i pagoi te gjitha institucionet. Une jam dhunuar nga te gjitha anet edhe nga gjithe institucionet. Ai pasi u largova une edhe u be gjyqi i divorcit, ai ishte martuar me perpara me dike tjeter. Ai jep me zore edhe detyrimin ushqimor. Ai me largoi vet nga shtepia dhe e ka kërkuar vet divorcin. Ai është një mashtrues dhe vrasës, që shteti e mban në punë.”, tha 46-vjeçarja.

Ndërkohë, vajza e saj, Soneda tha se mbante mend që kur ishte 5 vjeçe kur e shihte që babai i saj ushtronte dhunë ndaj nënës.

“Unë mbaj mend që në moshën 5 vjeç që babai im e dhunonte mamin. Mbaj mend që mami qante pa fund. Ai është një baba që nuk është interesuar kurrë për mua, as te shkolla nuk ka ardhur kurrë.”, pohoi ajo.

Pjesë e emisionit u bë dhe ish-burri i 46-vjeçares, i cili përmes një lidhjeje telefonike ai mohoi dhunën e ushtruar. Po ashtu punonjësi i policisë tha se vajzën nuk e kishte takuar prej shumë vitesh, pasi nuk e lejonte ish-gruaja.

“E kam takuar vajzën që në 2019, nuk kam ushtruar kurrë dhunë ndaj saj, ajo ka qëndruar te shtëpia e prindërve pa lejen time. Në shtëpi erdhi e mori i vëllai jo për dhëmballët por për arsye të tjerë. Ajo ka ikur për shkak të nënës dhe dy fëmijëve jetim të vëllait tim. Ajo kur iku unë e kam pritur gati 100 ditë. Ajo pretendon se ka humbur shtatzëninë por nuk është e vërtetë, sepse do ta konstatonte mjeku. Asgjë nuk është e vërtetë, unë jam martuar pas ndarjes në vitin 2010. Unë nuk kam pyetur vajzën drejtpërdrejt por të tjerët që e njohin. Ajo është e mësuar nga nëna që të flasi ashtu. Unë nga ky moment do gjej rastin dhe mënyrën për ta takuar. Unë vet kam pasur një banesë nga babai im në vitet 66, ajo mund të pretendojë shumë por ne kemi bërë një gjyq. Edhe pasuria është ndarë. Unë nuk kam shtëpi, as te ALUIZNI nuk kam. Unë nuk kam asgjë për t’i thënë vajzës time”, tha ai. /BalkanWeb

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Manastirliu: Kjo është mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e virusit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton qytetarët se vendosja e maskës është mënyra më e mirë për...

Godet dhe fyen gjyqtarin, përfundon në komisariat futbollisti shqiptar

Një lojtar i skuadrës së Adës së Velipojës ka përfunduar në komisariat pas ndeshjes me Gramshin, në Kategorinë e Dytë. Raportohet se 29-vjeçari V.P ka...

VIDEO/ Po ecte me shpejtësi 236 km/h, policia ndalon Lamborghini-n

Ditën e sotme, policia ka ndaluar një Lamborghini, drejtuesi i së cilës është konstatuar duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara. Përkatësisht, shpejtësia...

Pandemia/ Ndahet nga jeta sportisti 38-vjeçar

Për shkak të infektimit me koronavirus, ka ndërruar jetë ish-karateisti 38-vjeçar, Flamur Shasha. Lajmin për vdekjen e Shashës e ka bërë të ditur Federata e...

Pse të rinjtë po preken nga pandemia? Përgjigjet mjeku pneumolog

Mjeku pneumolog Arjan Mezini gjatë një interviste në “News 24” komentoi situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Ai iu përgjigj pyetjes se “pse të...