E diel, 12 Korrik, 2020
19 C
Tirana

Historia e takimit të Ramës me Metën, si u puqën dy politikanët bashkë

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

FOTO/ Nuk do ta njihni, Eduart Ndocaj humb peshë në mënyrë drastike

Ish-deputeti, Eduart Ndocaj është shfaqur i transformuar pas një operacioni që ka zhvilluar së fundmi në Itali. Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij,...

Këngëtarja e infektuar fotografohet jashtë banesës, bëhet lajm se theu izolimin

Këngëtarja e njohur, njëkohësisht edhe deputete PDK-së, Eliza Hoxha, e cila rezultoi me koronavirus pak ditë më parë, ka thyer rregullat e izolimit duke...

Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar për herë të parë diku në fillim të viteve ’90, i pari si publicist, kurse i dyti si deputet i Partisë Socialiste.

Rama asokohe ishte pedagog i Akademisë së Arteve, një piktor që ironizonte, jo pak socialistët e vjetër. Ndërkohë Meta, ishte një socialist tradicional. Dy njerëz që vinin nga rrugë të ndryshme, me ide të ndryshme.

“Marrëdhëniet e mija me zotin Rama, kanë pasur oscilacionet e tyre, nganjëherë kanë të bëjnë me tipin e vetë personit, ne nuk jemi i njëjti tip”, deklaron Meta ne marsin e vitit 2003.

Ata janë ulur për herë të parë në një tryezë zyrtare, shtetërore në prill të vitit 1998. Publicisti Rama, ishte bërë Ministër Kulture ndërsa Ilir Meta, Sekretar Shteti për Punët e Jashtme në qeverinë e Fatos Nanos. Ky i fundit, ishte një lider liberal që mbante pranë kritikët e brendshëm, siç rezultonin dyshja Rama – Meta.

“Besoj ajo ka qenë periudha e ku është ngjizur, dhe kontakti, bashkëpunimi politik mes tyre”, tregon Petro Koçi, Kryetar PSV ‘91.

“Fillimisht do të thosha ishte një bashkim i lumtur kur Rama i’u bashkua qeverisjes SË Partisë Socialiste”, thotë Pëllumb Xhufi, ish – Deputet, LSI.

Por, ndoshta në atë kohë, as Fatos Nano nuk do ta kishte menduar se po ulte në tryezën e qeverisë dy njerëz, që do e luftonin si të mundnin për ti marrë partinë, herë si miq e herë si armiq mes tyre.

“Ndofta deklaratat mund të kenë qenë të përbashkëta kundrejt objektivit sa i takon Nanons, por jo dhe aq përkrahëse ndaj njëri – tjetrit” tregon Petro Koçi, Kryetar PSV ‘91

“Rivaliteti nuk ka qenë kaq i dukshëm aso kohe, mendoj që ka qenë meritë e Nanos që në thelb krijoi PS me shumë figura, Rama ishte i tillë i cili dhuronte spektakël” – thotë Ylli Manjani, Ish – Ministër, LSI.

Ilir Meta konsiderohej si njeriu që rrezikonte seriozisht pozitat e Fatos Nanos. Edi Rama nuk kishte krijuar asnjëherë perceptimin se aspironte marrjen e Partisë Socialiste në atë kohë. Ai nuk hynte te politikanët me ndikim, pavarësisht popullaritetit në rritje.

“Ka gjithmonë edhe thashetheme që dëshmonin se zoti Rama synonte drejtimin e PS, sigurisht zoti Meta e ka patur synim edhe më të vjetër”, – tregon Petro Koçi, Kryetar PSV ‘91.

Lexo edhe :   “Njëri Kryeministër dhe tjetri President”/ Rama sqaron të vërtetën e ofertës për Bashën
Lexo edhe :   Ndryshimet kushtetuese/ Basha: Rama do të heqë koalicionet

Në tetor të vitit 1998, Nano i lë vendin Pandeli Majkos në krye të qeverisë. Meta merr postin e zëvendëskryeministrit ndërsa Rama mbetet Ministër Kulture.

“Kemi funksionuar shumë mirë, madje në mënyrë perfekte, gjatë kohës kur kemi qenë në disa qeveri bashkë në pozicione të ndryshme”, pat deklaruar Ilir Meta.

 

“Nga këndvështrimi im ishte krejtësisht bashkëpunim i sinqertë”, tregon Pëllumb Xhufi, ish – deputet, LSI.

Simpatia që ata kishin krijuar për njëri-tjetrin, po forconte një binom të fuqishëm brenda Partisë Socialiste, kundër Fatos Nanos edhe pse mes dyshes mbizotëronte mosbesimi.

“Rrugës, mospajtimet e dy ose, njerëzve të cilët janë larg garës për të qenë të fuqishëm, bashkohen. Çfarë ka qenë rasti i Ilir Metës me Edi Ramën, jo për ta eliminuar por për ta zhvendos Fatos Nanon”, – tha Baton Haxhiu, analist.

 

“Ka patur bashkëpunim mes tyre por edhe ndarje më vonë”, tregon Petro Koçi.

Tek Edi Rama, po forcohej ambicia për tu zgjedhur kryetar i Bashkisë së Tiranës. Dhe për këtë, kishte në krah kryeministrin Ilir Meta. I kushtëzuar nga kjo miqësi e re mes dy vartësve të tij, Fatos Nano mbështet Ramën për kandidimin në krye të Bashkisë së Tiranës.

Ai arrin të fitojë zgjedhjet përballë Besnik Mustafajit në tetor të vitit 2000. Me Ilir Metën kryeministër, Rama siguron nga qeveria fonde të mëdha duke çuar përpara shumë projekte që pastruan Tiranën nga kioskat dhe mbeturinat.

“Thelbi i zotit Rama është puna është ndryshimi, padurimi për të prodhuar rezultate”, pat deklaruar Meta.

“Me mbështetjen e fortë të kryeministrit Meta, Rama u bë dhe Kryetar Bashkie në vitin 2000, dhe këtu ka pasur bashkëpunim të fortë mes tyre” thotë Pëllumb Xhufi, ish – deputet LSI.

“Mendoj që kulmi marrëdhënieve tyre ka qenë kur Meta ishte kryeministër dhe Rama Kryetar Bashkie, qeveria e Metës shkarkoi gjithë fondin rezervë të Këshillit të Ministrave për Bashkinë e Tiranës”, thotë Ylli Manjani, Ish Ministër, LSI.

“Pozicioni tij politik që ka pasur atëherë, ka qenë i ndërlidhur me dëshirat e Ramës për ta ndryshuar Tiranën”, Baton.

Popullariteti i Ramës ishte në kulm.(Top Story)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...