E shtunë, 24 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Historia e “ndaluar e dashurisë” që e çoi në burg, Enea përballet me nënën e tij

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Foto/ Lefter Koka me Fatos Nanon, ndryshim drastik i ish-kryeministrit

Deputeti Lefter Koka ka publikuar në rrjetin social, Facebook një foto krahë për krahë me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Në mbishkrimin e fotos, Koka shprehet...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan vendosi përballë njëri-tjetrit djalin dhe nënën e tij. Shkak është bërë një histori dashurie, e cila ka shkaktuar mjaft probleme në jetën e tyre.

Enea kur ishte 25 vjeç u dashurua me një vajzë, e cila ishte vetëm 17 vjeç. Kur familja e mori vesh lidhjen e tyre, jo vetëm që e kundërshtoi, por edhe e akuzoi Enean për përndjekje. Pasi del nga paraburgimi, prokurori vendosi ta çojë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Enea për 27 muaj ka qëndruar në institucionim e vuajtjes së dënimit, pikërisht aty ku shkojnë individët, të cilët dalin nga mjekësia ligjore me aktin e ekspertimit si të sëmurë mendor.

Eni Çobani: Ti e kreve dënimin e parë dhe dole apo jo?

Enea: Po!

Eni Çobani: Ke dalë në Korrik të vitit 2017. Çfarë ndodhi më pas? U ritakove me vajzën?

Enea:  Jo zonja Eni, nuk e kam takuar kurrë dhe ata më akuzuan për përndjekje të vajzës. Vetëm njëherë e kam parë në policinë e Gramshit. Edhe më akuzuan për përndjekje të vajzës. Po ku e përndoqa unë? Mesa di unë ajo nuk ishte fare në Shqipëri, ishte në Itali në atë kohë. Kur vjen vajza në Gramsh më akuzuan për përndjekje prapë. Por nejse, pasi kalova 3 muaj paraburgim, prokurori vendos që të më çojë në IML.

Eni Çobani: Pse doli nevoja të shkoje në Institutin e Mjekësisë Ligjore?

Vera: Të ndërhyj pak unë zonja Eni!

Eni Çobani: Ndërkohë që ti ishe një njeri me precedentë penalë, ti ishe dënuar njëherë për përndjekje.

Enea: Këtu qëndron problemi im zonja Eni. Këtu e fajësoj mamanë time dhe e lë me faj mamanë time. Sepse unë nuk dija asgjë, mamaja kishte marrë një raport tek ky doktori.

Vera: Enea më fal pak. Ta sqaroj pak. Zonja Eni duke e parë djalin që u arrestua për herë të dytë, mendova si prind, çdo prind mund ta bënte këtë, ta shikoja njëherë nga ana psikologjike djalin, meqënëse ky nuk po shkëputej nga vajza dhe unë shkova tek doktori.

Eni Çobani: Pra ti e mendove vetë, se djali mund të kishte ndonjë fiksim ndaj vajzës?

Vera: Po ndonjë fiksim, ndonjë depresion të momentit, të çastit. Edhe vete i them doktorit kështu e kam hallin, se djalin po ma arrestojnë.

Enea: Ndërkohë zonja Eni, doktori vë disa ilaçe, disa qetësues në kartelë, unë nuk kam përdorur kurrë në jetën time!

Ardit Gjebrea: Ti i pive ato?

Vera: Jo asnjëherë!

Enea: Jo zoti Ardit, unë nuk e dija fare, tani kur kam dalë e kam marrë vesh tamam se çfarë ka shkruar në kartelë. Unë s’kam pirë kurrë në jetën time as ilaçe psikike, as mendore sepse jam kontrolluar nga 3 psikiatër shtetëror.

Ardit Gjebrea: Çfarë thanë?

Enea: Më thanë që është një krim shumë i madh që ke ardhur këtu, që të kanë sjellë këtu.

Vera: Zonja Eni edhe pse unë i thashë doktorit që ta shikonte nga ana psikologjike djalin dhe s’doja që djali të përfundonte në burg, se s’kishte bërë absolutisht asgjë. Nuk do të thotë që ai raport që lëshoi doktori..

Enea: Mama, ai raport më ka marrë në qafë mua, ky është problemi se unë bëra 27 muaj në Zahari, më është rrezikuar jeta 27 muaj.

Vera: Këto janë shkelje që nuk i kam bërë unë.

Enea: A e di ti mama, se ku kam qenë unë apo jo?

Vera: E di shumë mirë Enea.

Enea: Unë sido që ta shpjegoj këtu, edhe ty mama që ta kam shpjeguar mbi 1000 herë, edhe zonjës Eni, edhe zotit Ardit po t’ja shpjegoj unë këtu, askush nuk mund ta besoj dhe nuk mund ta imagjinoj, po nuk e përjetove vetë.

Ardit Gjebrea: Çfarë Enea?

Eni Çobani: Kur ka jetuar në spitalin e Zaharisë.

Ardit Gjebrea: Çfarë është spitali i Zaharisë?

Eni Çobani: Është institucioni i vuajtjes së dënimit, që kryesisht shkojnë njerëz, të cilët dalin nga mjekësia ligjore me aktin e ekspertimit të sëmurë mendor.

Ardit Gjebrea: Dhe Enea ka qenë aty?

Eni Çobani: Enea ka qenë atje./tvklan.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gara për deputetë në PD, Salianji: Misioni im, demokratët të jenë fitues

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salinji, ka reaguar në lidhje me garën e kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, pasi Komisioni i Vlerësimit rrëzoi emrin e...

Koreja e Veriut: “Pluhuri i verdhë” nga Kina mund të sjellë korona*virusin

Koreja e Veriut u kërkoi qytetarëve të saj të qëndrojnë brenda, për shkak të frikës se “pluhuri i verdhë”, që fryn nga Kina, mund...

Vritet ish-sportisti, babë e bir e ekzekutojnë në mes të restorantit

Një atentat i mori jetën ish-sportistit të arteve marciale të përziera (MMA) Shamil Abdulmuslimov në qytetin e Kasaviurtit në Dagestan. Kamerat regjistruan të gjithë ngjarjen...

Mal i Zi: Shqiptari Nik Gjeloshaj nuk pranon mandatin e deputetit, ja arsyeja

Politikani shqiptar i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka vendosur të vijojë të mbajë postin e kryetarit të Komunës së Tuzit. Gjeloshaj ka bërë me...

Covid-19, OBSH jep alarmin: Muajt e ardhshëm do të jenë kritike

Bota ndodhet në një pikë mjaft kritike sa i takon situatës së Covid-19, veçanërisht hemisfera veriore. Alarmi vjen nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros...