E enjte, 28 Maj, 2020
24 C
Tirana

Historia e Juliane Koepcke, i mbijetoi rënies nga 3 mijë metra lartësi dhe xhunglës për 11 ditë

Më të lexuarat

“Ndjesë për ofendimet”, Rama: Çdo gjë është vendosur në mënyrë zyrtare

Kryeministri Rama u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë, ndërsa u ktheu një përgjigje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka...

Klosi jep arsyen pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top...

Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Motivacioni i dekorimit ishte: “Atdhetarit antifashist, që...

“Do ta ndërtojmë me forcat tona”/ Rama premton realizimin e një tjetër projekti

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtohet shumë shpejt edhe HEC-i i Skavicës. Sipas kryeministrit, Skavica do jetë një vepër e vështirë, por...

Rama jep lajmin e shumëpritur: Kjo është java e fundit me masat shtrënguese

Kryeministri Rama zbuloi se kjo do të jetë java e fundit e masave strikte të mbylljes prej pandemisë. Lidhur me shqetësimin e qytetarëve, ai tha...

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se është shumë në merak, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Kreu i Qeverisë iu bëri...

‘Qytetari dixhital’ zbardh skemën e mashtrimit në Korçë/ Berisha: Në lojë 100 milionë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me mesazhet denoncuese nga “qytetari dixhital”. Këtë herë bëhet fjalë për një denoncim në Bashkinë e Korçës, që nëse...

Pagat e luftës/ Rama ultimatum punëdhënësve: Keni kohë deri më 5 qershor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shpërndarjen e pagave të luftës, duke paralajmëruar punëdhënësit që të aplikojnë ose përndryshe do të gjobiten. Përmes një...

“Do të vras”, Brataj tregon publikisht kërcënimet me jetë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është treguar mjaft i hapur, ndërsa ka rrëfyer se gjatë punës ë tij ka pasur plot të papritura....

Sërish numër i lartë i rasteve të reja, bilanci për 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 21 raste të reja me koronavirus në vend. Sipas njoftimit, 13 prej rasteve të reja janë...

Nga Kara Goldfarb

Juliane Koepcke, nuk e kishte idenë se çfarë kishte rezervuar fati për të, kur hipi në bordin e avionit ‘LANSA Flight 508’ në prag të Krishtlindjes së vitin 1971. 17-vjeçarja po udhëtonte me nënën e saj nga Lima e Perusë për në qytetin lindor të Pukalpas, për të vizituar të atin që ishte duke punuar në Pyjet Amazoniane të Shiut.

Juliane Koepcke, lindi në Lima më 10 tetor 1954. Të dy prindërit e saj ishin zoologë gjermanë, të shpërngulur enkas në Peru, për të studiuar kafshët e egra. Një ditë para udhëtimit, ajo kishte marrë diplomën e saj të shkollës së mesme, ndërsa kishte planifikuar të studionte zoologji, ashtu si prindërit e saj.

Fluturimi i saj, duhej të zgjaste vetëm 1 orë. Udhëtimi ishte tërësisht i qetë, deri kur një moment qielli u errësua nga retë dhe moti i keq. Papritmas, avioni u gjend në mesin e një stuhie të madhe. Në atë moment, aeroplani po lëkundej në një vorbull resh të zeza dhe shkreptima rrufesh.

Kur një rrufe goditi motorin, avioni u nda në disa copa. Pastaj gjithçka u përshpejtua. “Ajo që ndodhi, është diçka që mundet vetëm të përpiqesh ta rindërtosh në mendjen tënde”- kujton Koepcke. Ajo mban mend ulërimat e njerëzve, dhe zhurmën e motorit, derisa gjithçka që mundi të dëgjonte ishte vetëm era e fortë në veshët e saj.

Ende e ngjitur pas poltronit të saj, Koepcke e kuptoi se ishte në rënie të lirë për disa çaste, para se të humbte ndjenjat. Ajo ra nga një lartësi prej 3 mijë metrash poshtë, në mes të xhunglës së dendur peruane. Juliane Koepcke, kishte një klavikul të thyer, dhe një plagë të thellë në njërën nga pulpat.

Por ishte ende gjallë. Dhe do të kalonte 11 ditët e ardhshme, duke u përpjekur të mbetej e tillë.

Kur u zgjua të nesërmen në mëngjes, tronditja e madhe nga aksidenti, i lejoi të përpunonte vetëm faktet më themelore. Ajo kishte mbijetuar nga një aksident ajror. Nuk mundej të shihte shumë mirë me njërin sy.

Pastaj humbi sërish ndjenjat, dhe ra sërish përtokë. U desh gjysmë dite, që Koepcke të ngrihej plotësisht në këmbë. Ajo u nis të gjejë nënën e saj, por pa sukses. Pasi vetë kishte shpëtuar, mësoi se e ëma i kishte mbijetuar rënies fillestare, por ndërroi jetë shumë shpejt për shkak të plagëve.

Gjatë kërkimit për të ëmën, Koepcke zbuloi një përrua të vogël. Në atë moment ajo nisi të ndjehej shumë e pashpresë. Por më pas, iu kujtuan disa këshilla mbijetese, që i kishte dhënë dikur babai i saj:nëse sheh diku ujë, ndiqe se ku shkon rryma. Aty është edhe qytetërimi.

“Një lumë i vogël, do të rrjedhë në një lumë më të madh, dhe pastaj në një tjetër më të madh, dhe më në fund do kesh mundësi të kërkosh ndihmë”. Kështu ajo nisi udhëtimin e saj tatapjetë përroit.

Ndonjëherë ecte, ndonjëherë notonte. Në ditën e katërt të udhëtimit, ndeshi 3 udhëtarë të tjerë, ende të lidhur me ulëset e tyre të avionit. Që të 3 kishin të vdekur; njëra prej tyre ishte një grua. Koepcke mendoi për një moment se ajo mund të ishte nëna e saj, por jo.

Një ndër udhëtarët, kishte pasur me vete një çantë me ëmbëlsira. Ajo çantë do të shërbente si burimi i saj i vetëm ushqimor, për pjesën tjetër të ditëve të saj në pyll.  Pikërisht në atë kohë Koepcke dëgjoi dhe pa në qiell avionë dhe helikopterë të ekipeve të shpëtimit, por përpjekjet e saj për të tërhequr vëmendjen e tyre ishin të pasuksesshme.

Ai aksident ajror, shënoi operacionin më të madh të kërkim-shpëtimit në historinë e Perusë, por për shkak të dendësisë së pyllit, avionët nuk mundën të zbulonin dot mbetjet e avionit, lëre më pastaj një person të vetëm. Pas disa momentesh ajo nuk mund t’i dëgjonte dot, dhe e dinte se ishte e vetme në kërkimin e ndihmës. Në ditën e nëntë në pyll, Koepcke zbuloi një kasolle dhe vendosi të pushonte në të, ku kujton se mendoi se ndoshta do të vdiste e vetme në xhungël. Pastaj dëgjoi zëra. Dhe jo zëra imagjinarë.

Ata i përkisnin tre misionarëve peruanë, që jetonin në kasolle.”Njeriu i parë që pashë, dukej si një engjëll”- tha Koepcke. Burrat në fillim u frikësuan pak prej saj, dhe në fillim mendonin se mund të ishte një “Shpirt Uji”, që ata e njihnin si Jemanjabut.

Megjithatë, ata e lanë të qëndrojë atje për një natë, dhe të nesërmen e çuan me varkë në një spital të zonës, që ndodhej në një qytet të vogël aty pranë. Pasi u trajtua për plagët e saj, Koepcke u ribashkua me babain e saj. Ajo ndihmoi ndërkohë autoritetet të gjenin rrënojat e avionit, dhe gjatë disa ditëve ata qenë në gjendje të gjenin dhe identifikonin kufomat.

Nga 91 vetë në bordin e avionit, Juliane Koepcke, ishte i vetmja e mbijetuar. Për shkak të traumës, ajo nisi të ketë një frikë të madhe nga fluturimi, dhe për vite me radhë pati disa momente ankthi të përsëritura. Ajo vazhdoi të studionte për biologji në Universitetin e Kielit në Gjermani në vitin 1980, ku dhe mbrojti doktoraturën.

Koepcke u rikthye në Peru, për të bërë kërkime në gjitarët. Juliane Koepcke, u martua dhe u bë Juliane Diller. Në vitin 1998, ajo u kthye në vendin e aksidentit për dokumentarin “Krahët e shpresës”, për të rrëfyer historinë e saj të pabesueshme. Në fluturimin e saj me regjisorin Verner Hercog, ajo u ul përsëri në vendin e saj:19F. Koepcke kujton se ajo përvojë, e bëri të ndihej më mirë./ Përshtati TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pagat e luftës/ Rama ultimatum punëdhënësve: Keni kohë deri më 5 qershor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shpërndarjen e pagave të luftës, duke paralajmëruar punëdhënësit që të aplikojnë ose përndryshe do të gjobiten. Përmes një...

Murrizi replikon Ballën në Kuvend, i lexon SMS-në e qytetarit

Deputeti Myslym Murrizi ka reaguar menjëherë pas fjalës së kreut të grupit të PS, Taulant Balla, duke i lexuar mesazhin e një qytetari. Gjatë fjalës...

Balla nga Parlamenti: Basha është klienti më i madh i oligarkëve

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka sulmuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën nga Parlamenti. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha...

Kuvendi zbardh takimin mes Yuri Kim e Ruçit

Pas takimeve me anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Takimi...

“Viti ’97 do ju duket si mjaltë”/ Murrizi paralajmëron revolta popullore

Kreu i Grupit Demokrat parlamentar, Myslim Murrizi shprehet se qeveria po e çon vendin drejt një krize të thellë ekonomike, më keq se në...
WhatsApp KONTAKTO TT