E martë, 26 Janar, 2021
2 C
Tirana

Historia e gjatë e incidenteve dhe sulmeve mbi Kapitol Hill

Në historinë e tij mbi 200-vjeçare , Kapitol Hill, ka qenë vendi kryesor ku Senati dhe Kongresit miratojnë ligjet, ku presidentët inaugurohen në detyrë dhe mbajnë fjalimet e tyre vjetore të “State of the Union”. Por ndërsa Kapitoli u ndërtua si selia e degës legjislative të shtetit, ai ka qenë gjithashtu vendi i dhunës në formën e zjarrit, përleshjeve me grushte, dhe të shtënave me armë.

Lufta e vitit 1812, zjarri, dhe rindërtimi i Kapitolit në vitin 1814

Ndërtimi i Kapitolit nisi zyrtarisht më 18 Shtator 1793, kur presidenti Xhorxh Washington vendosi simbolikisht gurin e parë. Zezakët e skllavëruar kryen pjesën më të madhe të punimeve. Kongresi filloi përdorimin e ndërtesës në vitin 1800, vit kur qeveria federale u zhvendos nga Filadelfia në Uashington.

Ndërtimi i Kapitolit vazhdoi deri në Luftën e vitit 1812 , kur mobilizimi i vendit gjatë luftës imponoi pezullimin e punimeve. Trupat amerikane i vunë flakën një qyteti në Kanadanë koloniale. Për hakmarrje, trupat britanike dogjën në vitin 1814 godinat federale në Uashington, përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Kapitolin.

Zjarri nuk e shkatërroi plotësisht Kapitolin, por e dëmtoi aq rëndë, saqë disa anëtarë të Kongresit sugjeruan zhvendosjen sërish të qeverisë federale në Filadelfia ose në një qytet tjetër. Por punëtorët e rindërtuan me shpejtësi Kapitolin.

Gjatë Luftës Civile, shpërthen dhuna fizike në Kongresin Amerikan

Periudha para Luftës Civile të SHBA-së, u karakterizua nga dhuna ndaj zezakëve të skllavëruar, zezakëve të lirë dhe atyre që mbështesnin heqjen e skllavërisë. Një nga incidentet më të famshme të Dhunës në Kongres ndodhi më 1856, kur kongresmeni pro skllavërisë Preston Bruks e rrahu senatorin kundër skllavërisë Çarls Samner, që u rrëzua gati pa ndjenja në dyshemenë e Senatit.

Por ai nuk ishte një incident i izoluar. Historiania Xhoana Friman identifikon në një nga librat e saj më shumë se 70 ngjarje të dhunshme midis kongresmenëve. Në vitin 1858, një përplasje mes rreth 30 kongresmenëve shpërtheu në Dhomën e Përfaqësuesve në orën 2:00 të mëngjesit, kur një jugor kapi për fyti një kongresmen nga veriu. Në vitin 1860, kongresistët pro-skllavërisë kërcënuan me pisteletë1 kongresmen kundër skllavërisë, ndërsa ai fliste kundër skllavërisë në foltoren e parlamentit.

Të shtëna dhe bomba në Kapitol Hill

Përveç dueleve dhe përleshjeve fizike midis kongresmenëve, në Kapitol është qëlluar edhe me armë ose janë vendosur bomba. Më 2 korrik 1915, një ish-profesor gjerman në Universitetin e Harvardi, Erik Mynter, vendosi një pako me 3 kallëpe dinamit në Kapitol, pranë sallës së Senatit.

Lexo edhe :   Administrata Biden dhe përpjekjet për të rritur nivelin e vaksinimeve

Eksplozivi shpërtheu rreth mesnatës, dhe fatmirësisht në atë kohë Senati ishte në pushim. Për fat të mirë askush nuk u lëndua. Burri i lindur në Gjermani i shkroi një letër një gazete në Uashington, ku shpjegonte se e vendosi bombën për të protestuar ndaj ndihmës që SHBA po i jepte Britanisë gjatë Luftës së Parë Botërore, që kishte nisur prej një viti.

Pas vendosjes së eksplozivit, ai shkoi në shtëpinë e J.P.Morgan në Long Island të Nju Jorkut dhe qëlloi mbi financierin e famshëm. Morgan mori plagë të lehta dhe mbijetoi. Mynter shpejt u kap dhe u mbajt në burg, ku kreu vetëvrasje disa ditë më vonë.

Lexo edhe :   Administrata Biden dhe përpjekjet për të rritur nivelin e vaksinimeve

Më 1 mars 1954, 4 amerikanë me orgjinë nga Porto Riko qëlluan me armë në Dhomën e Përfaqësuesve, duke plagosur 5 kongresmenë. Atentatorët thanë se ata vepruan për të kërkuar pavarësinë për territorin amerikan të Porto Rikos. (Portorikanët kanë nënshtetësinë amerikane, por nuk mund të votojnë për presidentin, dhe nuk kanë përfaqësues të zgjedhur në Kongres).

Kongresmenët e plagosur mbijetuan, dhe 4 autorët u dënuan me burg. Presidenti Xhimi Karter ndryshoi një nga dënimet e tyre në vitin 1977, dhe uli dënimin për 3 të tjerët në vitin 1979. Ndërkohë, më 1 mars 1971, një bombë shpërtheu në ndërtesën e Kapitolit.

Edhe pse nuk lëndoi askënd, shpërthimi shkaktoi rreth 300.000 dollarë dëme. Pas aktit qëndronte një grup që e quante veten “Weather Underground”. Sipas tyre sulmi ishte një shenjë proteste për bombardimet e vazhdueshme të SHBA-së në Laos.

13 vjet më vonë, më 7 nëntor 1983, një bombë shpërtheu në katin e dytë të Kapolit, në krahun ku gjendet Senati. Pajisja shpërtheu vonë në mbrëmje dhe askush nuk u dëmtua, por shkaktoi rreth 250.000 dollarë dëme. Përgjegjësinë për sulmin e mori një grup që e quante veten “Njësia e Rezistencës së Armatosur”, duke thënë se ishte në shenjë hakmarrje për veprimet ushtarake në Grenada dhe Liban.

Përveç shkaqeve politike, individët kanë kryer akte dhune ose kërcënuar gjatë dekadave për arsye personale. Këto incidente përfshijnë një incident me pasoja fatale në vitin 1890, i shkaktuar nga një grindje midis një reporteri dhe një kongresmeni, dhe një ngjarje tjetër tragjike në vitin 1998, kur 2 oficerë policie u qëlluan nga një njeri me probleme mendore. Ndërkohë, në vitin 2016, policia e Kapitolit qëlloi dhe plagosi një njeri të paqëndrueshëm mendërisht, pasi ai kishte me vete armë në Qendrën e Vizitorëve.

Burimi i lajmit: https://www.history.com/news/us-capitol-building-violence-fires

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...