E premte, 26 Shkurt, 2021
15 C
Tirana

HISTORI SUKSESI/ Emigrantja shqiptare shpallet maturantja më e mirë e Greqisë, thyen rekord pikësh

Albiona Manço, është vlerësuar si maturantja më e mirë e Greqisë në këtë vit shkollor. Ajo është vlerësuar me 18.750 pikë në provimet shtetërore, duke u renditur e para në degën Informatikë të “OPA” Universiteti Ekonomik i Athinës. Albiona vjen nga një familje emigrantësh shqiptarë. Ajo nuk ka ndjekur aspak traditën e njohur të sistemit grek me kurset private të jenë pjesë e pandarë e shkollimit të të gjithë fëmijëve.

Përkundrazi, Albiona ka deklaruar se “nuk pranova kurrë të shkoj në kurse private pas shkollës. E njoh mirë veten time, e di sa kohë më duhet të përvetësoj një lëndë, koha dhe mundimi që duhet të investoj, kurset private thjesht do më privonin nga aktivitetet e tjera jashtëshkollore, që për mua janë njësoj të rëndësishme”- thote ajo.

Ajo thotë krenare se “çdo gjë që bëj dua të jetë perfekte, nëse nuk arrij nivelin më të lartë, askush nuk do mësojë kurrë për angazhimin tim. Ky rezultat është piedestali në të cilin ngjitesha gradualisht me ndihmën e mbështetjen e prindërve të mij, nga klasa e parë fillore. Pandemia ishte një tjetër eksperiencë e vlefshme, me telemësimet, karantinën, më dhanë kohë dhe përvojë për të ardhmen”.

Drejtori i Liceut të Përgjithshëm Nr 2 Nea Ionia, Nikos Kokinakis, me entuziazëm e krenari thotë për Albionën “Kishte fatkeqësinë mos të niihte drejtor tjetër në arsimin e mesëm, kisha fatin e madh të ishte nxënësja ime 3 vjet gjimnaz dhe 3 lice. Një fëmijë inteligjent, e shkathët, e dashur, aktive, penë e artë në gazetën e shkollës, sidomos reportazhet për lëndët ekzakte, fizikën, merrte pjesë në çdo aktivitet, duke kontribuar për programe mbështetëse për familjet në nevojë. Albiona, vajza e një nëne emigrante nga Vlora, babai emigrant nga Korça, por edhe fëmija ynë këtu në Nea Ionia, një familje që përveç problemeve ekonomike, përballej me problemet e vështirësitë e integrimit, sot na ka bërë të gjithëve të lumtur, e ka shumë akoma për të ofruar. Urime e suksese për Albionën dhe prindërit e saj të mrekullueshëm, janë shumë pak, meritojnë shumë, shumë më tepër.”

Me superlativa, fjalë plot dashuri e urime të përzemërta kanë folur edhe mësuesit e lëndëve të Informatikës, Ekonomisë e Filologjisë së Albiona Manço, tepër të emocionuara për suksesin e nxënëses së shkëlqyer nga Shqipëria, që ka mahnitur mbarë opinionin publik në Greqi.

Lexo edhe :   Ministri turk i Mbrojtjes: Greqia nuk sillet si një fqinj i mirë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kurba e koron*virusit mbetet e lartë, 20 viktima në 24 orët e fundit

Kurba e koronavirusit në Shqipëri vijon të mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 916 raste të reja. Ndërkohë, 20 persona...

A do të kandidojë në zgjedhje? Ja si përgjigjet ish-ministri, Sandër Lleshaj

Sa i përket listave të kandidatëve ato kalojnë në një proces të caktuar në PS, proces i cili është ende i pambyllur dhe nuk...

Erdogani duhet të zgjedhë njëherë e mirë midis Perëndimit dhe Lindjes

Nga: Metin Gurcan “Al Monitor” Në një hark kohor 5-ditor gjatë javës së kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dha dy mesazhe diametralisht të kundërta...

Rikthehet vrullshëm ndërtimi, rriten me 2.3 herë sipërfaqet e lejeve të dhëna

Sektori i ndërtimit është rikthyer vrullshëm në tremujorin e katërt të 2020-n, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si...

Twitter me risi të re, disa postime do të bëhen me pagesë

Rrjeti social Twitter do të sjellë një risi. Opsioni  i ri do të futet në muajin e ardhshëm ajo do të quhet Super Followers,...