E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

Histori shqiptare/I pastrehu gjen portofolin, lajmëron të zotin me anë të Facebook-ut

Marini është pedagog pianoje në Universitetin e Arteve në Tiranë, ndërsa Ismeti mbledh shishe dhe kanaçe mes mbeturinave. Të dy burrat i lidhi bashkë së fundmi, një portofol.

“Po mblidhja plastikë, kur gjeta një portofol me dy karta banke, 4 fotografi. Mora numrin në një kartë banke dhe mora në telefon fillimisht bankën. Fitova 520 lekë atë ditë dhe me 300 lekë bëra ofertë në telefon. Më pas i shkruaj Marinit në Facebook. Sa zbrita nga autobusi e njoha. Ndihem i lumtur që e bëra këtë veprim”, tha Ismet Hilaj.

Gjithë kohën Ismeti ankohej se ka marrë ftomë, pasi po fle jashtë pas problemeve bashkëshortore. E shoqëruam te vendi ku jeton.

“Këtu flej që nga fillimi i muajit”, tha Ismet Hilaj, duke na treguar një strukturë betoni.

Pedagogu i pianos, Marin Gjollma tregoi se, pasi kishte kërkuar gjithandej për portofolin, lexoi mesazhin në Facebook.

“Kjo tregon se janë disa njerëz që nuk duken, por që janë më qytetarë dhe më me vlera sesa ata që e thërrasin nga mëngjesi në darkë për qytetari. Ky portofol ka një histori. Më ka humbur edhe një herë tjetër jashtë vendit”, tha Marin Gjollma, pedagog

Pedagogu i pianos nuk do ta njihte kurrë Ismetin e pastrehë, po të mos ishte në këtë mes ndershmëria e tij. /Top Channel

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...