E diel, 22 Nëntor, 2020
8 C
Tirana

Histori shqiptare/ Si ma mori burrin klientja që vinte në lokalin tonë

Më të lexuarat

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

“Njerëzit do vdesin”, sizmologu grek parashikon një tërmet të fuqishëm

Në 30 tetor, një tërmet i fuqishëm goditi Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Po...

Pamje të rënda/‘Luftë’ mes grupeve mafioze, 29-vjeçarin e vrasin me shkopinj

Disa pamje të rënda janë bërë virale në rrjet, ndërsa dëshmojnë dhunën makabre të disa personave, ku me shkopinj në duar qëllojnë pa pikë...

“Ka planifikuar që të japë dorëheqjen”, zbulohet pasardhësi i Vladimir Putin

Kritiku i njohur i Vladimir Putin, ka nxjerrë disa të pathëna të cilat e nxjerrin zbuluar lidhur me lëvizjet e tij. Valerey Solovei ka...

Asnjë shenjë përmirësimi nga virusi/ 13 viktima, nami me të infektuarit

Vijon me ritme të larta numri i të prekurve, e po kështu edhe pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë. Në 24 orët...

Kryetari i LSI-së ‘tradhton’ Kryemadhin, jep dorëheqjen nga partia

Kryetari i LSI-së në Laprakë, Gentian Arapi, njofton me anë të rrjeteve sociale se ka dhënë dorëheqjen nga partia e Monika Kryemadhit. Ai rrëfen se...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

Kryemadhi: Garoj për t’u rikonfirmuar. Ja kush ‘ma mblodhi’ për maskën

Gjatë mesditës së sotme, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në votimet që po zhvillohen brenda partisë, për zgjedhjet e kryetarit të ri dhe delegatëve. Monika...

Italia jep alarmin për ‘bombën e ujit’/Ekspertët: Mos dilni nga shtëpia (VIDEO)

Autoritetet në Itali kanë dhënë alarmin për shkak të së ashtëquajturës “bombë e ujit”, që ka sjellë një përkeqësim të menjëhershëm të kushteve atmosferike. Për...

Prej ditësh në Infektiv, Covid-19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur

Ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Ai ka qenë prej disa ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv...

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të 54-vjeçares, Suzana Hoxha. Suzana është një grua e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Ajo ka treguar se pas 13 vitesh emigracion në Greqi së bashku me ish-bashkëshortin dhe fëmijët, u kthyen në Shqipëri dhe vendosën të blejnë lokal dhe të hapin biznesin e tyre.

Por ishte pikërisht ai lokal që do ju sillte problemet më të mëdha dhe do bëhej pikënisja e një marrëdhënieje të re për burrin e saj. Ajo ishte 47 vjeçe, ndërsa babai i fëmijëve të saj 50 vjeç, kur ata vendosën të ndahen. Për Suzanën ka qenë shumë e vështirë dhe një traumë e vërtetë.

Mirela Milori: Sa vjeç je Suzana?

Suzana Hoxha: Jam 54 vjeç, edhe kam dy fëmijë jam e divorcuar, banoj këtu në Tiranë.

Mirela Milori: Kur je njohur me bashkëshortin?

Suzana Hoxha: Në vitin 1988 u njoha me ish-bashkëshortin tim, u martuam, u bëmë me dy fëmijë. Çdo gjë rridhte normalisht. Në vitin ’90 ish-bashkëshorti shkon emigrant në Greqi dhe në ‘97 arritëm të shkonim edhe ne si familje.

Mirela Milori: U zhvendosët në Greqi?

Suzana Hoxha: Po, emigrante, çdo gjë shkonte në rregull si të gjitha familjet. Vendosëm të ktheheshim në Shqipëri, mbas një farë kohe lodhje, sakrifice.

Mirela Milori: Në çfarë viti?

Suzana Hoxha: Në vitin 2010!

Mirela Milori: Sa jetuat në Greqi?

Suzana Hoxha: Ish-bashkëshorti i bie 17 vjet, kurse ne familjarisht 13 vjet. U kthyem në Shqipëri, blemë lokalin, shtëpinë. Hapa edhe unë një parukeri sepse kisha mbaruar shkollën 1-vjeçare në Athinë. U stabilizuam.

Mirela Milori: Kishit dy fëmijët?

Suzana Hoxha: Po! Familja jonë ishte shumë e rregullt. Mbas 6 muaj marr divorcin.

Suzana Hoxha: Çfarë ndodhi se ju ishit një familje e shëndetshme?

Suzana Hoxha: Këtu ramë në kontakt me realitetin shqiptar, që ishte ndryshe, kishte avancuar jo si e kisha lënë. Kur erdha, kishin ndryshuar çdo gjë.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi, çfarë e tronditi martesën tënde?

Suzana Hoxha: Konkretisht në bar kafe vinin gra dhe femra të kalibrave të ndryshme, të niveleve të ndryshme. Kishte dhe nga ato gra që duan ta ndërtojnë jetën, të shkojnë nga shkalla e parë në të dhjetën menjëherë. T’i gjejnë gjërat gati. Si përfundim, ne arritëm në divorc sepse u shfaq dëshira nga ish-bashkëshorti për një fytyrë të re.

Mirela Milori: Ai u lidh me dikë tjetër?

Suzana Hoxha: Po u lidh!

Mirela Milori: Gjatë kohës që ishte i martuar me ty?

Suzana Hoxha: Po dëshironte dhe të ecte, të përparonte.

Mirela Milori: Donte të krijonte familje dhe me atë tjetrën?

Suzana Hoxha: Po patjetër!

Mirela Milori: Ta tha këtë apo e zbulove vetë?

Suzana Hoxha: Faktikisht nuk e pohoi fillimisht, por në ditët e ardhshme po njihej më qartë.

Mirela Milori: E njihje personin në fjalë?

Suzana Hoxha: Vinte pinte kafe përditë në lokalin tonë. Ishte një mësuese nga Kolonja. Edhe derisa arritën dhe në këtë moment unë bëra mbrapa.

Mirela Milori: Fëmijët qëndruan me ty?

Suzana Hoxha: Fëmijët qëndruan me mua, e kishin shumë të rëndë se u rritën dhe me atë. Nuk e kuptoj si e bëri dhe ai, në një moshë 50 e ca vjeç dhe mbas 23 vjetëve martesë, të arrish të divorcohesh. Ishte shumë e vështirë për mua, ishte një traumë. E përjetova shumë.

Mirela Milori: Sa vjeç ishe?

Suzana Hoxha: 47 vjeç!/tvklan.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Po fshehim vdekjet? Kapërcim i çdo kufiri, politikë me lajme të rreme

Pas akuzave të kryedemokratit Basha, sa i takon fshehjes së numrit të viktimave si pasojë e COVID-19, kryeministri Rama tha se ndjehet i keqardhur...

Basha nuk i ndahet Ramës: Tu deshën dy ditë për të manipuluar faktet

Në kohën kur edhe pak minuta na ndajnë nga deklarata publike e Ramës, sa i takon numrit të pacientëve të vdekur dhe fshehjes së...

E frikshme/Policia futet me armë në fushën e lojës, lojtarët të frikësuar

Një situatë ka dalë jashtë kontrollit në fushën e blertë. Deri këtu nuk ka asgjë për tu surprizuar, por kur ndërhyn policia me armë...

Mos e ngatërroni me gripin! Renditja e simptomave të COVID-19

Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh, që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda. Në 31 dhjetor...

Dokumenti/ Publikohet fletëarresti i Gjykatës Speciale për Thaçin

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara Nicolas Guillou, pas konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin Hashim Thaçi, ka lëshuar edhe fletarrestimin për të. Në...