Në ditën e tretë të rihapjes në Francë pas masave të izolimit, presidenti Emmanuel Macron paralajmëroi qytetarët se është ende herët që ata të gëzojnë.
“Është ende herët për të kënduar fitoren”, por “rruga e ndjekur është e drejtë”, tha presidenti francez.
Ai deklaroi se janë marrë masat edhe nëse situata përkeqësohet. Presidenti Macron tha në Këshillin e Ministrave se hipoteza e një mbylljeje të re, edhe nëse “e pasigurt”, mbetet në tryezë në rast se “situata përkeqësohet”.
Nga dita e hënë, Franca ka hyrë në fazën 2 pas më shumë se 50 ditësh bllokim.
Rihapja e parqeve dhe kopshteve në Paris, e kërkuar disa herë nga kryebashkiakja Anne Hidalgo, u gjykua nga qeveria si “e papërshtatshme, duke pasur parasysh gjallërinë e qarkullimit të virusit në rajonin Ile-de-France”.