E shtunë, 27 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

Hipoteka e Beratit/ KLSH kallëzon në Prokurori drejtues dhe ish-drejtues

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat shumë punonjës të Hipotekës në Beratit pasi akuzohen për disa shkelje të rënda gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të brendshme e të besueshme në Prokurorinë e Beratit, që konfirmojnë se, 10-ditë më parë KLSH-ja solli në këtë institucion dosjen në ngarkim të punonjësve të hipotekës së Beratit, shkruan “balkanweb”.

Kjo dosje ka mbërritur në organin e hetimit në Berat, pas daljes së rezultateve të kryera nga një kontroll i befasishëm i KLSH-së në Hipotekën e Beratit,disa muaj më parë.

Sipas të njëjtave burime, konfirmohet se KLSH-ja i ka përcjellë me shkresë indicie për kallëzim penal Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse për këtë dosje.

“Balkanweb” raporton se burimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat konfirmojnë se kjo dosje i është deleguar njërit prej prokurorëve të këtij institucioni dhe prej disa ditësh ka filluar zyrtarisht hetimi.

Kontrolli i KLSH-së është kryer në periudhën kur Hipoteka ka qenë e ndarë nga ALUIZNI dhe kanë funksionuar më vete, në godina të ndryshme.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për regjistrues, përgjegjës sektori dhe specialistë të zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, mes tyre edhe ish/drejtues të këtij institucioni.

Ende nuk dihen identitetet e punonjësve të Hipotekës Berat që akuzohen si të përfshirë në dosjen e Prokurorisë dhe kjo bëhet për efekt të hetimit që po kryhet, ndërkohë që konfirmohet se numri i punonjësve të përfshirë në këtë hetim është i lartë.

Sipas auditimit të kryer nga KLSH-ja dhe referimit të saj për hetim në Prokurorinë Berat, rezulton se, këta persona të përfshirë në hetim për “shpërdorim detyre”, dyshohet të kenë kryer “shkelje ligjore” gjatë shumë praktikave të rasteve të regjistrimit të pronave dhe pasurive të paluajtshme në qarkun e Beratit.

I takon tashmë organit të Prokurorisë së Beratit të hetojë në lidhje me këta funksionarë të shtetit,nëpërmjet metodave të mirëfillta hetimore, për të vërtetuar nëse ata kanë konsumuar elementët e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” apo jo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas...

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë...

Koronavirusi, Tomini: Dy fëmijë ndodhen në terapi intensive

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë. Në një lidhje direkte me...

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një...

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Ajo tha në Report...