Tuesday, May 17, 2022
21.5 C
Tirana

Hidhet nga pallati me fëmijën 1-vjeç, dalin dëshmitë tronditëse

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Vlorë, në lagjen “Pavarësia”. Një nënë e re u hodh nga pallati së bashku me të birin, ku gjetën dhe vdekjen.

Pamela Mërtiti 34-vjeç jetonte në Tiranë, por ditët e fundit kishte shkuar në Vlorë bashkë me fëmijën 1-vjeç te i ati, i cili ishte mjek, Viron Mërtiri.

Por si duket në familje ka pasur një konflikt, dyshohet divorci nga burri që ka agravuar situatën duke shtyrë 34-vjeçaren të marrë vendimin ekstrem, raporton “ABC”. Ndodhur në një gjendje të rëndë, 34-vjeçarja është hedhur nga pallati së bashku me fëmijën.

Një banor i lagjes i tha gazetarit të “ABC” se pavarësisht ndihmës nga një qytetar që e dërgoi me shpejtësi, fëmija e dha frymën e fundit në spital. Gjithashtu edhe nëna e cila u transportua me ambulancë, ndërroi jetë në spital.

Policia ka dhënë informacionin zyrtar për ngjarjen e rëndë. “Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2″, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësimin në NATO

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, nënshkroi të martën në mëngjes një aplikim që deklaronte se vendi dëshiron të anëtarësohet në NATO. Lëvizja shënon...

Turqia e prerë, s’do të miratojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se nuk do ta miratonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, nëse ato sanksionojnë...

Energjia, 37 për qind e faturave nuk u paguan në kohë nga konsumatorët

Të paktën 37 për qind e faturave të energjisë nuk janë paguar në kohë nga konsumatorët, dhe nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së...

Kushi me përfaqësues të Bankës Botërore/Digjitalizimi siguron sistem të qëndrueshëm arsimor

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, priti në një takim përfaqësuesit e Bankës Botërore në Shqipëri, z. Emanuel Salinas dhe z. Nalin Jena,...

Nga bananet tek qymyri, zbulohen 53 pako me lëndë narkotike në portin e Durrësit

Gjatë viteve të fundit, porti i Durrësit është kthyer në një "strehë" për trafikantët. Lënda narkotike shpesh fshihet në kamionët me banane. Por tashmë...