Foto Galeri

“Hetimi Tatimor”, ky është furgoni i përdorur dje në grabitjen e Rinasit (foto)

               Publikuar në : 12:07 - 10/04/19 marsela

Ky është furgoni i cili u përdor në grabitjen spektakolare që ndodhi në aeroportin e Rinasit. Grabitësit janë futur në aeroport me këtë mjet, me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Nga burimi pranë policisë mësohet se furgoni rezulton që të ketë targa false.

Pasi morën thasët me para, me këtë furgon grabitësit dolën sërish nga aeroporti, ku në ndjekje nga policia, në një shkëmbim zjarri u vra Admir Muarataj, një prej grabitësve. Ka pasur përplasje të armatosur, ku në xhamin e përparmë të furgonit shihet edhe një plumb.

Zyrtare/Gruaja e konfirmon: Trupi në morg është i Admir Muratajt

Plumba ka edhe në xhamat e pasmë. Makina u gjet nga policia rreth 2 km larg aeroportit te Rinasit, ndersa nuk u arrit te digjet nga autorët. Bashkëpunëtorët e tjerë u larguan me shpejtesi me thasët me para, pa mundur të djegin me benzinë furgonin, brenda të cilit ka shumë gjurme, por edhe armatime, granata, tritol, kallashnikovë, dhe krehera me fishekë.

Furgoni ka të hapur derën e pasagjerit, aty ku dyshohet të ketë qenë Admir Murataj, personi që dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj policisë për të mbuluar ‘shpatullat’ e bashkëpunëtorëve, te cilët u arratisën përmes një makine tjeter, e cila me tej u gjet e djegur në zonën e Bathores.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT