E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

Hetimi pas tërmetit, 9 të ndaluar në Durrës

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Në Shqipëri 9 persona u ndaluan ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të hetimit të nisur nga prokuroria e Durrësit pas viktimave dhe dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Bëhet fjalë për ndërtues, ish zyrtarë e nëpunës të administratës lokale, apo dhe mbikëqyrës e kolaudues të punimeve të cilët dyshohet të kenë vepruar në shkelje të ligjeve. Akuzat ndaj tyre shkojnë nga shpërdorimi i detyrës deri te ajo e vrasjes

Policia e Durrësit njoftoi sot se “pas një pune intensive dyjavore, në përfundim të fazës së parë të punës, në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i punës, Prokuroria e Rrethtit Gjyqësor Durrës, gjatë mbrëmjes së djeshme, lëshoi 17 urdhra ndalimi, nga të cilat, 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave të tjerë”. Drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu shpjegoi se “nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit”.

Të gjithë personat e përfshirë në këtë listë kanë lidhje me banesa, pallate apo hotele, në zonën e Durrësit, ku humbën jetën 23 persona. Ata janë ish funksionarë të zyrave të administratës lokale, që nga Aluizni apo inspektorati i Ndërtimit, ndërtues si dhe kolaudues e supervizorë të punimeve në ndërtesat e shkatërruara, përfshirë dhe pronarë të hoteleve.

Sipas drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, objekti i hetimit në këtë rast ka të bëjë “së pari në drejtim të zbatimit nga ndërtuesit formal dhe informal, sa i përket zyrtarëve dhe ish zyrtarëve në kryerjen e detyrave të tyre, legalizimeve dhe miratimit të lejeve. Pra janë gjetur paligjshmëri sa i përket objekteve ku kemi patur viktima”.

Lexo edhe :   Tiranë/Dyshonte se ishte infektuar me Covid-19, 57-vjeçari pret damarët
Lexo edhe :   Sërish telashe për Fjolla Morinën/Çështja e këngëtares merr rrjedhën e papritur

Akuzat e ngritura janë nga “Shpërdorimi i detyrës”, te “Falsifikimi i dokumenteve” si dhe “Vrasje me dashje” apo “Vrasje në rrethana cilësuese” si në rastin e dy ndërtuesve informal që kanë punuar në hotel “Mira Mare” dhe “Tropikal”, në plazhin e Durrësit.

Po të njejtat akuza rëndojnë dhe ndaj 8 personave në kërkim, të cilët duket se rezultojnë të jenë jashtë vendit, gjë e cila sipas Drejtorit të krimit Ekonomik Lutfi Minxhozi “nuk lidhet me ikjen për shkak të hetimit, sepse policia ka marrë masa dhe ka kërkuar bllokimin në pikat e kufirit të të gjithë personave të dyshuar si të përfshirë në këtë proces”.

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Jella, tha se hetimet janë ende në vijim: “Po kryhen hetime intensive ne lidhje me objektet që janë prishur, por dhe për ato me dëmtime më të lehta”.

Paralelisht me Durrësin, hetime ka nisur dhe prokuroria e Tiranës si dhe ajo e Krujës, kjo e fundit për shembjen e dy pallateve në Thumanë. Hetimi për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti, dhe domosdoshmëria për rezultate konkrete ishte çështja kryesore që prokurori i ri i Përgjithshëm Olsian Çela, përmendi që ditën e parë të marrjes së detyrës. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa shumë etje kemi për “llumë” dhe “këllirë”

Nga: Mentor Kikia Ndoqa një pjesë të emisionit “Open” mbrëmë. U diskutua për çështjen e mos-hapjes së negociatave, në atë pjesë që pashë unë. Sot...

Do mbyllemi në fundjavë? Zv.ministrja Rakacolli zbulon vendimin

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Racakolli, tha në një deklaratë për mediat se vendi ynë do të vijojë të njëjtat masa, ndalimi i ceremonive festive,...

LAJM I FUNDIT/ Veton Surroit i rikthehet titulli “Qytetar Nderi”

I rikthehet titulli “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pasi prefekti i Kukësit refuzon vendimin e Këshillit të Qarkut Kukës. Publicistit dhe politikanit nga Kosova, Veton...

Zyrtare/ Vijon ora policore, Komiteti i Ekspertëve nuk bën asnjë ndryshim

Komiteti i Ekspertëve vendosi ditën e sotme që të mos ketë masa të reja. Komiteti Teknik i Ekspertëve tha se aktualisht do të vijojmë...

Britania do nisë vaksinimin javën e ardhshme, Interpoli lëshon alarmin global

Britania u bë vendi i parë në botë që zyrtarizoi vaksinën kundër koronavirusit, që pritet të nisë të mërkurën e javës që vjen. Zyrtarët...