Hervin Çuli, drejtor në kohën kur u shemb Teatri është marrë në pyetje nga SPAK, si person që ka njohuri për ngjarjen.
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, për shembjen e godinës së Teatrit.
Ai ka qëndruar përreth 3 orë në SPAK, ku ka dhënë deklarime.
Hetimet për shembjen e Teatrit nisën pas kallëzimit të Aleancës për mbrojtjen e Teatrit.