Kryesore

Hetimet për Tahirin deri më 10 mars: Kësaj maratone po i vjen fundi

               Publikuar në : 14:43 - 11/02/19 marsela

Pasi ka dalë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha për median se është pranuar kërkesa e tij për të mos u zgjatur hetimet. Ai u shpreh se kjo maratonë po shkon drejt fundit, dhe se prokurorët do të kenë kohë deri më 10 mars që të mbyllin hetimet.

“Për mua dhe Prokurorinë fillon numërimi mbrapsht. Deri më 10 mars besoj që edhe Prokuroria do ketë kohë të mbyllë hetimet. Kam pasur durim dhe do kem akoma, ashtu siç kam pasur forcë për t’ju shpjeguar të gjithë qytetarëve të vërtetën time, deri në gërmën e fundit. Më vjen mirë që jam në këtë fazë. Gjykata më dha të drejtë, kjo histori nuk mund të zgjasë pafund”, përfundoi Tahiri.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT