SPAK ka kërkuar ndihmën e autoriteteve të huaja lidhur me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj. Zyrtarë të prokurorisë konfirmojnë se është kërkuar informacion për disa persona me rekorde kriminale, që dyshohet të kenë lidhje me atentatin e ndodhur te mbikalimi i Shkozetit, gjatë nëntorit të 2019-ës.
“News 24” ka mësuar se bëhet fjalë për disa eksponentë të botës së krimit, të njohur edhe nga autoritetet shqiptare, si pjesë e një grupi që operon në Durrës e Fushë-Krujë.
Deri më tani, prokuroria nuk ka mundur të sqarojë se kush ishte objektiv i atentatit, prokurori Ndoj apo miku i tij, Rrumi, ky i fundit një eksponent i njohur në botën e krimit.