E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Hervin Çuli i shqetësuar për festivalet: Jemi bërë si ‘alla-Oscar’, nuk ka ngelur aktor pa marrë çmim

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, në një lidhje me “Skype” për News24, konfirmoi se kanë nisur përgatitjet për nisjen e sezonit të ri, ndërsa pritet urdhri nga qeveria dhe Ministria e Kulturës për hapjen e institucioneve në ambientet e brendshme.

Duke folur për pasojat e koronavirusit, ai ngriti një tjetër shqetësim madhor, atë të realizimit të shumë festivaleve dhe marrjes së çmimeve pa meritë. Ai tha se në Shqipëri ka më shumë festivale se produksione. Si dhe ka më shumë çmime se aktorë apo regjisorë.

“Festivali në Korçë që pashë, publiku e ndoqi në mënyrë të jashtëzakonshme. Humbje kemi pasur edhe ne, ka një gërryerje, bjerrje, por institucionet publike këtu te ne nuk pyesin për humbje.

Këtu për dreq ka shumë festivale, ka më shumë festivale se produksione, ka më shumë çmime se aktorë apo regjisorë.

Nuk kanë as një shfaqje të denjë dhe bëjnë festivale. Aktualisht janë zhvilluar tre festivale paralel, në fund të muajit shtator. Pra, brenda një muaji janë zhvilluar katër festivale. Problemi është se këto nuk janë festa, por kompeticione, që herë pas here krijojnë një realitet të gënjeshtërt.

Le t’i lënë te festat dhe unë do të isha dakord. Por, kur i kthen në kompeticion me ndarje çmimesh, ku sot është e rrallë në Shqipëri të gjesh një aktor pa një çmim. Këtu bëhen “alla Oscar”. Është kthyer në qesharake, janë si çmimet e presidentit. Nuk ka ngelur njeri pa marrë çmim edhe nga presidenti dhe bie pastaj vlera”, shtoi ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...