Mania për tu dukur si Kim Kardashian ka detyruar shumë vajza që të kryejnë një sërë ndërhyrjesh. Shumë prej tyre kanë vënë edhe jetën në rrezik, për tu përafruar me imazhin e saj. Një fundshpinë si të Kim-it tashmë është kthyer në trend.
Jennifer Pamplona, nga Sao Paulo, Brazil, ka shpenzuar në total pothuajse gjysmë milion paund në kirurgjitë e kryera. Jennifer ka hequr 8 brinjë, ka kryer 2 ndërhyrje në gjoksin e saj, rinoplastik, heqje e dhjamit të tepërt e shumë të tjera.