E premte, 15 Janar, 2021
9 C
Tirana

Heqja e titullit për Veton Surroin, Astrit Patozi: Ja pse u distancua Edi Rama

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar për vendimin e Këshilltarëve të qarkut të Kukësit për t’i hequr titullin “Qytetar Nderi”, publicistit dhe politikanit kosovar, Veton Surroi.

Sipas Patozit, distancimi i kryeministrit Edi Rama për këtë çështje është i pamjaftueshëm.

Ai e konsideroi vendimin si një tregues të qartë të sistemit të antivlerave që është ngritur në vendin tonë prej vitesh.

Postimi i Patozit në Facebook

MOS UA MERRNI PËR TË MADHE KËSHILLTARËVE TË KUKËSIT

“Çdekretimi” i titullit qytetar nderi për Veton Surroin nga këshilltarët e Qarkut të Kukësit, më shumë se tragjikomik, është vetëdenoncues.

Por jo aq shumë për ata të keqkuptuarit, të cilët ngritën dorën apo firmosën atë akt qesharak në qytetin verilindor, se sa për sistemin e antivlerave, që kemi ndërtuar në këto 30 vjet.

Ndaj edhe distancimi i paqortueshëm i kryeministrit Edi Rama prej asaj që ndodhi është i pamjaftueshëm dhe nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe.

Sepse, në finale, nuk duhet kërkuar faji vetëm tek ata kuksianët, të cilët u penduan papritur për “nderin” që i kishin bërë Veton Surroit para pak vitesh.

Sepse kjo punë tashmë është shndërruar në mendësi sunduese për politikën dhe për jetën publike në Shqipëri.

Ndaj edhe mos u merrni shumë me ta, se nuk kanë ndonjë përgjegjësi të madhe. Sepse në gjithë këto vite kanë parë dhe dëgjuar shumë më keq se ç’kanë bërë vetë.

Fjala vjen, çfarë kanë thënë në kohë të ndryshme Edi Rama për Ilir Metën apo Fatos Nanon, Ilir Meta për Sali Berishën dhe Edi Ramën, Sali Berisha për Ilir Metën, Fatos Nanon dhe Rexhep Meidanin, Lulzim Basha për Ilir Metën dhe Edi Ramën e kështu me radhë, pa u futur fare në raportin me figurat e Kosovës.

Ndaj edhe mos ia merrni për të madhe atyre burrave të provincës, që e dinë se historia varet prej konjukturës politike, ku i njëjti person mund të jetë brenda ditës edhe hero, edhe tradhtar i kombit, në varësi të asaj që mendon apo vendos për momentin partia.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Legjenda urbane e piktorit të mallkuar: Fëmijët e përlotur të Xhovani Bragolin

Ai është piktori venecian Bruno Amadio, ose i njohur më shumë si Xhovani Bragolin. I lindur në vitin 1911, artisti, për të cilin nuk...

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...