Pas lindjes së vogëlushit, moderatorja Jona Spahiu ka vendosur që të lërë moderimin, për të hapur një biznes të sajin. Një ndër femrat më të bukura të ekranit shqiptar, ka vendosur që të ndajë me miqtë e saj lajmin se në rrugëtimin e saj të mëtejshëm në karrierë, do merret me organizimin e eventeve, që siç ajo shprehet, është një pasion për të.
“Prej pak kohësh po sprovoj veten në një fushë të re, ate të organizimit të eventeve. Si natyrë kërkuese, gjithnjë mendoj që s’është mjaftueshëm, por pavarsisht druajtes, erdhi koha ta ndaj me ju këtë pasion timin.
Në këtë rrugëtim te ri, deri më tani, ata qe më kanë besuar ditët e tyre speciale kane qenë miqtë e mi, por jam shumë entuziaste të bëj miq te rinj të cilët do të besojnë te perkushtimi, puna dhe idetë e mia”, shkruan ndër të tjera ajo në një postim.